Si funksionojnë shpërblimet për maturantët?

Gazeta Paloma - - Psikologji -

që ju jepni mund të jetë me vlerë. Ai mund të dënohet për vepra të turpshme me të mitur, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur etj. Mundësitë janë të shumta, por ju nuk mund të provoni fajësinë i vetëm. Drejtohuni pranë policisë për të ndjekur një rrugë ligjore në mënyrë që personi që ka kryer këto krime të marrë ndëshkimin e merituar.

Si funksionojnë shpërblimet për maturantët?

i përket pyetjes tënde, maturantët e shkëlqyer marrin një bursë nga shteti për të vazhduar arsimin e lartë pa kryer pagesa. Më vjen keq të të them, por për të përfituar nga bursa ti duhet të kesh një mesatare 10 të plotë, përfshirë provimet e maturës. Lista e studentëve përcaktohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Në çdo rast, interesohu pranë shkollës që ke frekuentuar pasi institucionet arsimore private, shpesh japin shpërblime për nxënësit e tyre më të mirë dhe kjo nuk nënkupton detyrimisht notën 10 absolute. Sidoqoftë, mos u dekurajo dhe vazhdo të studiosh pasi me këtë rezultat që ke deri tani do të arrish ta marrësh vetë shpërblimin që meriton.

Si të mbroj pronën që dëshiroj të blej?

-Përshëndetje i nderuar! Keni të drejtë, çmimi i pronave në Shqipëri është vërtet i lartë. Ekziston një listë çmimesh e miratuar, por ajo listë është vetëm çmimi më i ulët i lejuar. Është vetëm një orientim. Pra, nëse ndërtuesi vlerëson se ka bërë punime të mira, ka një pozicion të favorshëm të ndërtimit ose ka objekte të tjera pranë ndërtimit të tij që i rrisin vlerën, atëherë vlera e asaj që ti je duke blerë rritet shumë herë mbi çmimin e miratuar. Mos harro që çmimi përcaktohet nga kërkesa e nga oferta, jo nga shteti. E rëndësishme është të përcaktosh çmimin real në kontratën e porosisë e të shitjes në mënyrë që mos të ketë mashtrim, ty të të njihet shpenzimi që ke bërë dhe ndërtuesi të paguajë detyrimin e saktë në shtet. Sa u përket masave mbrojtëse që dëshiron të marrësh, duhet të bësh dallimin mes një dyqani me hipotekë dhe një dyqani i cili ende është në ndërtim dhe nuk ka marrë hipotekën. Në rastin e hipotekës, je shumë i mbrojtur pasi nevojitet një certifikatë origjinale në kontratën e shitjes dhe në zyrën e ZRPP ku do të bëhet regjistrimi i pasurisë në emrin tënd. Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin të fillojnë blerjen e pagesën e çmimit më përpara se të dalë hipoteka e ndërtimit pasi duan të zgjedhin një objekt sipas dëshirave të tyre dhe jo të zgjedhin ambientin që ka ngelur pa shitur. Kjo detyron palët të lidhin një kontratë porosie, sipërmarrje, blerje të ardhshme etj., emërtimi nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që në kontratë të përcaktohet blerësi, shuma dhe mënyra e pagesës si edhe ambienti i saktë me planimetri e përshkrim me fjalë. Të gjitha pagesat duhet të bëhen me rrugë bankare në mënyrë që të jesh sa më i mbrojtur në rast të një konflikti të mundshëm në të ardhmen. Thënë kjo, nuk ka asnjë mënyrë që ti të vërtetosh që ke porositur apo jo të njëjtin dyqan me një person tjetër nëse hipoteka nuk ka dalë. Kjo është një marrëdhënie që duhet të krijohet mes teje si blerës dhe ndërtuesit si shitës. Noteri nuk është përgjegjës për këto veprime të cilat janë tërësisht në përgjegjësi të ndërtuesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.