Pirro Çako dhe Inva Mula –

Gazeta Paloma - - Stil & Dieta -

Ajo ka një tjetër familje të shëndoshë, ndërsa ai nuk ka gjetur ende rehat në punët e zemrës. Nuk po flasim për dy emra të panjohur, por për një soprano që na ka ndritur faqen në gjithë globin dhe një kantautor shumë të preferuar për shqiptarët. Inva dhe Pirro janë prindër të një djali, ndërsa martesën e tyre e kanë mbyllur me kohë. Qytetaria që u rrjedh në gjak prej shekujsh i lejon të takohen akoma e të flasin për të birin. “Takohem me Invën, ne kemi një fëmijë bashkë, normal që kemi për të thënë ndonjë gjë. Kryesisht flasim për djalin, më shumë flasim në telefon. Ashtu duket, por marrëdhëniet normalizohen shpejt. Dhe fillon e merresh vesh. Unë me të merrem vesh shumë mirë. U shkëmbyem rrugës dhe u ndalëm dy-tri minuta dhe folëm për çunin. Madje një ditë unë dhe Inva u takuam rastësisht në rrugë dhe u përshëndetëm. “Ke dalë me gjujt?”- më tha. Më ngacmoi pra, më la të kuptoj se jemi njerëz të lirë”, - rrëfen Pirro Çako. A ju duket e vështirë të bëni dhe kaq për ish-partnerin? Është më se njerëzore dhe e pranueshme, e kundërta është e papranueshme, na besoni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.