Shaleen: “Plotësova gjithshka donte Daljiet”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Shaleen shprehet rreth ish- gruas së tij Daljiet për herë të parë pas divorcit të shëmtuar

“Ajo donte të martoheshim dhe unë ia plotësova dëshirën. Ajo dëshironte të ndaheshim dhe unë edhe për këtë ia plotësova dëshirën”.

Fundi i lidhjeve apo martesat që përfundojnë në divorc janë diçka e zakonshme në botën e famshme të Bollivudit dhe televizionit. Në 2016-n ne mësuam se edhe një martesë tjetër ishte në buzë të greminës. Flasim për martesën mes Shaleen Bhanot dhe Daljiet Kaur, të cilët i dhanë fund një martese 6-vjeçare. Daljiet madje ka shkuar deri aty sa ka bërë edhe një akuzë në polici për dhunë fizike.

Pas kësaj ngjarjeje ka qenë një vendim i përbashkët firmosja e letrave të divorcit. Ata të dy janë të ndarë ligjërisht dhe kujdestaria e djalit të tyre, Jaydon, i ka shkuar Daljiet. Pasi u akuzua se ishte një bashkëshort i keq dhe një baba i papërgjegjshëm, Shaleen është kundërpërgjigjur për herë të parë duke folur rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar dhe rreth gjërave që po ndodhin në jetën e tij momentalisht.

“Jam në vendin tim i lumtur tani. E takoj djalin tim thuajse çdo ditë dhe kjo gjë më bën shumë të lumtur. Luaj me të dhe e shijoj kohën me të. Prandaj jam shumë i kënaqur”.

Ai shtoi dhe diçka rreth ish-bashkëshortes së tij:

“Ne kemi ruajtur marrëdhënie të mira dhe jemi miq shumë të mirë. Ata mbeten familja ime pavarësisht asaj që ndodhi dhe është përgjegjësi e imja që ata të jenë të lumtur. Kur u martuam, i premtova Daljiet që do t’i jepja asaj çdo gjë që dëshironte. Dhe e kam mbajtur këtë premtim. Ajo dëshiroi të martoheshim dhe u martuam, pastaj kërkoi të ndaheshim dhe unë ia plotësova edhe këtë dëshirë. Nuk ka negativitet dhe hatërmbetje mes nesh dhe ne sigurohemi që kjo situatë të mos ndikojë aspak te djali ynë”.

Edhe pse ndarja mes Shaleen dhe Daljiet filloi si një ngjarje e shëmtuar, duket sikur kjo ngjarje nuk e ka prekur aspak marrëdhënien që ata kanë me djalin e tyre. Por pas një martese të dështuar, a është Shaleen skeptik ndaj një lidhjeje apo martese të ardhshme? Ai u përgjigj:

“Jo! Kur mëson të ngasësh një biçikletë, rrëzohesh dhe vritesh, por nuk heq dorë nga të mësuarit. Përkundrazi çohesh në këmbë dhe provon përsëri. Kjo po ndodh edhe me mua. E pranoj se po dal në takime, por lërmëni t’ju sqaroj se këto takime janë me tim bir. Jam në një lidhje shumë serioze me atë (qesh). Më është dhënë mundësia që të eksploroj me veten time si baba, kjo falë tij”.

Shaleen është shumë pozitiv këto ditë. Ai shtoi: “Vjen një moment kur ti thjesht e di se duhet të kthehesh sërish fuqishëm në jetën tënde dhe për këtë duhet të jesh shumë pozitiv. Çdo eksperiencë në jetë të mëson diçka. Çdo gjë qoftë e mirë apo e keqe të ndryshon. E rëndësishme është se pas çdo situate ti duhet të bëhesh edhe më i zoti. Të marrësh çdo të mirë dhe të keqe si një mësim që të ka dhënë jeta”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.