Ozan fal Harunin

Telenovela

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Njerëzit e Damirit sulmojnë me armë lokalin. Harun e kupton planin e Damirit dhe shkon të shpëtojë Ozanin. Harun plagoset rëndë duke mbrojtur me trup Ozanin. Ozan i thotë baba Harunit. Damir plagoset vetë që të mos ngrihen dyshime rreth tij. Mithat dhe Harun po luftojnë me jetën. Jëlldërëm është jashtë rrezikut për jetën. Xhihan nuk ka qenë në vendngjarje pasi ka shkuar pranë Xhansus. Xhihan dhe Dilara dërgojnë Xhansusn në spital. Xhihan nuk i përgjigjet telefonatave të Ozanit. Mithat vdes. Ozan i tregon Xhihanit se çfarë ka ndodhur. Ozan është i tronditur nga ngjarja. Damir i thotë Xhihanit se sulmi ka pasur si objektiv atë. Xhihan informon Dilarën se Haruni është në gjendje të rëndë dhe po operohet. Dilara dëshpërohet. Doktorët i japin lajmin e vdekjes së Harunit Xhihanit dhe Ozanit. Ozan ndihet fajtor pasi e di që Harun vdiq për të shpëtuar atë. Dilarës i bie të fikët kur merr lajmin. Hazall merr lajmin e sulmit me armë. Keriman i shkon pranë Xhansus. Hazall dhe komisari janë të vetmit që shkojnë pranë kufomës së Mithatit. Jëlldërëm e merr veten. Ozan dëshiron të kishte vdekur ai. Policia kërkon dëshminë e Ozanit, Xhihanit dhe Jëlldërëmit. Dilara përmendet. Xhansu është e vendosur që të mos e pranojë më Denisin nëse ai rikthehet, pasi ai e ka braktisur në momentet e saj më të brishta. Xhansus i shpeshtohen paralizat. Dilara rikthehet në shtëpi së bashku me Hazallin. Komisarit i lindin dyshime rreth Damirit, por ai ka alibi të fortë për faktin se është edhe vetë i plagosur. Xhansu është e tronditur nga ngjarja që ka ndodhur dhe Xhihan mundohet ta qetësojë. Dilara është e dëshpëruar nga vdekja e Harunit. Xhihan ngushëllon Hazallin për vdekjen e Mithatit. Asu merr lajmin e vdekjes së Mithatit dhe Harunit. Ozanin e vret ndërgjegjja për sjelljen që ka pasur ndaj Harunit. Rahmi tenton të ulë imazhin e Harunit para Ozanit duke i thënë se ka qenë rastësi fakti që Harun i ka shpëtuar jetën. Xhihan kujdeset për varrimin e Harunit, në mënyrë që t’i lehtësojë Dilarës barrën. Në lajme zbulohet se Mithat ka qenë polic dhe ka pasur për qëllim të zbulojë mafian në biznes. Ozan ndihet i tradhtuar nga Mithati. Xhihan bëhet dyshues për faktin se si e ka parashikuar atentatin Haruni. Policia ka dyshime tek Damir dhe e akuzon atë për pastrim parash. Damir deklaron se atentati ka qenë kundër tij pasi ai kishte vendosur të merrej vetëm me punë të ligjshme. Asuman i shkon Dilarës për ngushëllim. Dilara e mohon Asumanin si motrën e saj. Damir djeg të gjitha provat që Mithat kishte mbledhur kundër tij. Damir vendos t’i tregojë Hazallit të vërtetën për jetën e tij. Hazall mëson se Mithat ka qenë polic. Rahmi përpiqet ta ndalojë Ozanin të shkojë në varrimin e Harunit. Xhihan i fal Harunit të gjitha të këqijat që i ka bërë dhe i premton atij se ka për t’u kujdesur mirë për Dilarën dhe Allazin. Xhansu nuk shkon në varrimin e Harunit pasi i përkeqësohet sëmundja. Xhihan nuk shkon në varrimin e Harunit. Ozan e nderon Harunin për herë të parë si baba në varrimin e tij. Dilara mendon se Ozan e ka falur dhe e falënderon atë. Ozan nuk e fal Dilarën dhe i kujton asaj se çdo gjë e ka bërë për t’i shlyer nderin Harunit. Allaz fillon të pyesë rreth Harunit. Dilara ka hapur çështje gjyqësore kundër Ekremit për shpifje. Damir i tregon Hazalit se ka lindur në Ballkan dhe ka ndryshuar emrin. Asuman detyrohet të shkojë në hotel për të marrë paratë që kishte lënë aty pasi e kërcënojnë nga hoteli se do t’i mbyllin dhomën. Atë e shohin kriminelët që duan ta vrasin. Asuman humbet gjithë paratë duke u përpjekur që të arratiset. Asuman shkon për t’i kërkuar ndihmë Damirit, por e shikon atë në shoqërinë e Hazallit. Asuman i bën fotografi Damirit dhe Hazallit të përqafuar dhe ia dërgon atë Xhihanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.