Sergio Basanes: “Pse unë jam gjithmonë “single”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Nuk besojmë se ka shqiptar që nuk e mban mend telenovelën e parë që marrosi vendin tonë; po flasim për Diegon e Palomës. Pas shumë supozimesh e hipotezash, aktori 47 vjeçar më në fund ka vendosur të flasë vetë dhe të thotë të vërtetën se përse është gjithmonë “single”.

Gjithmonë e ka mbajtur shumë diskrete jetën e vet private, por thashethemet e përndjekin ngado. Në një intervistë të fundit aktori ka qenë shumë i qartë sa u takon preferencave të tij dhe jetës së komplikuar dashurore që ka pasur.

“Gjithmonë beqar, tani më mbetet vetëm të vishem si murg, kështu që mos ma përmendni më. Thjesht kështu e ka jeta, nuk ke çfarë bën”,- tregon ai me shaka.

Fakti që është gjithmonë shumë i përkushtuar ndaj fizikut të tij, ka bërë që të mos tregojë shumë kujdes për zemrën e tij. Fakti që është një mashkull metroseksual është arsyeja se përse askush nuk ka arritur t’i fitojë zemrën dhe kjo i ka kushtuar paksa shtrenjtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.