Hazall zgjedh Damirin para familjes

Telenovela

Gazeta Paloma - - Histori -

Asus i thyhet zemra nga tradhtia e Damirit dhe i dërgon fotografinë e Hazallit dhe Damirit Xhihanit. Xhihan nxehet me Hazallin. Xhemre bëhet xheloze për faktin që Hazall është në punë, ndërsa ajo jo. Damir i tregon Hazallit se është përfshirë nga zori me mafian ballkanase dhe atentati që u bë me armë ka pasur atë si objektiv. Xhihani përballet me Hazallin në lidhje me fotografinë. Hazall mohon se e njeh Damirin dhe këmbëngul se fotoja është montazh. Xhihan paralajmëron Hazallin. Hazall nuk heq dorë nga dashuria. Xhihan takon Damirin dhe e urdhëron atë të qëndrojë larg familjes së tij dhe Hazallit. Damir mohon të ketë lidhje me Hazallin dhe bind Xhihanin se fotoja është montazh. Damir kupton se dikush nuk e dëshiron lidhjen e tij me Hazallin. Asra e bind se foton e kanë bërë policët me qëllim që të fusin Damirin me Xhihanin në armiqësi. Damir nuk heq dorë nga Hazall. Dilara kalon një tjetër krizë dëshpërimi pasi e kupton se sa e ka marrë malli Allazin për Harunin. Xhansu kujdeset për Allazin njësoj si për fëmijën e saj. Dilara bind Xhansun se ajo është e aftë për punë. Xhansu fillon punë në dyqanin e Dilarës, por pas një paralize të dorës thyen një pjesë të orendive. Ozan është i dëshpëruar pas vdekjes së Harunit dhe e kalon kohën duke u dehur. Ai njihet me një njeri në bar me të cilin bëhen shokë. Ozan zihet me disa djem të tjerë dhe miku i tij i ri i sugjeron përdorimin e armës si antistres. Ozan pajiset me armë dhe më pas kalon mëngjesin duke luajtur kumar. Miqtë e vjetër këmbëngulin që Rahmiu t’i kthehet kumarit. Damir vë Azran të zbulojë se kush e ka bërë fotografinë e tij me Hazallin. Xhihan dhe Dilara e prezantojnë Xhansun me një vajzë tjetër të sëmurë me Parkinson, e cila ka pasur suksese nga mjekimi. Rahmi shkon të luajë kumar, por tronditet kur shikon aty Ozanin. Ai nuk i tregon Xhihanit pasi ka frikë se ai do ta gjykojë. Asra mëson se foton e ka bërë Asu. Miku i ri i Ozanit është i dërguar nga Damiri. Xhihan i ofron para Asus në mënyrë që ajo të rikthehet në Amerikë, por Asu nuk pranon pasi atje rrezikon burgim. Enginin e rrëmbejnë kriminelët që bëjnë transportin e jashtëligjshëm të diamanteve, pasi duan të vrasin Ozkanin. Ozkan i shpëton jetën Enginit dhe arrin të arratiset vetë. Engin i tregon Xhihanit se Ozkan, me urdhrin e Rahmiut dhe Ozanit, ka punuar si roje për disa mafiozë. Xhihan nxehet me Rahmiun. Ozkan i shkon në shtëpi Rahmiut, por aty haset me Xhihanin. Xhihan dorëzon në polici Ozkanin dhe Rahmiun. Ozkan dhe Rahmi denoncojnë në polici mafiozët për transport malli kontrabandë dhe për vrasjen e Xhandanit. Ata rrëfejnë edhe se kryemafiozi i mëparshëm është vrarë nga Xhandan dhe Asu. Policia arreston mafiozët pasi gjen vendin e krimit me prova. Asunë e arrestojnë, por më pas e lirojnë për mungesë provash. Xhihan i ofron punë Asus në kompaninë e tij. Xhihan mëson se Ozan ka armë dhe luan bixhoz. Ozan nuk dëgjon fjalët e Xhihanit. Xhihan e denoncon Ozanin në polici për armëmbajtje pa leje, pasi ka frikë se mos ai kryen ndonjë krim. Policia arreston Ozanin. Damir organizon një takim romantik për Hazallin dhe i dhuron asaj një makinë sportive. Xhihan është i dëshpëruar për Ozanin dhe kërkon ngushëllim te Dilara. Dilara përkujdeset për Xhihanin dhe kujton kohët e vjetra me të. Damir e kupton se Asu është autorja e fotove. Asu i tregon se çdo gjë ka qenë plan i Asras. Damir e kupton se Asra është xheloze për Hazallin dhe i tërheq asaj vërejtje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.