Sidrit Bejleri –

Gazeta Paloma - - Histori -

A po ankohemi të gjithë ne se ka ardhur kohë e “keqe” dhe po vuajmë për pak humanizëm? A po themi se dita- ditës është duke u shkatërruar institucioni i familjes dhe dashuria mes nesh po shuhet? Mos jini pesimistë! Ka njerëz kaq të ndjeshëm, saqë duhen vlerësuar, që na bëjnë të derdhim lot. Quhet Sidrit Bejleri dhe shqiptarët e njohin për këngëtar të mrekullueshëm. Në fakt, Ai është artist me shpirt të madh, që e do jetën dhe gjithçka e rrethon. Fotoja më e fundit që Sidi ka postuar është ajo e vajzës së tij të ndjerë. Edhe pse Sofi u largua shumë shpejt nga kjo botë, babi e ka përherë në zemër dhe shpreson ta takojë, pasi të ketë mbyllur sytë. “Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t›ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij... Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës...Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë,” – do shkruante këngëtari. Një mesazh i fortë, që të mendohemi dy herë përpara se ta “prishim” zemrën! Faleminderit Sid! U prehtë në paqe e jotja Sofi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.