Basak Dizer me një look të rinovuar

Gazeta Paloma - - Koktej -

Basak Dizer e ka ruajtur veten larg gazetave dhe revistave pas martesës së saj të bujshme me aktorin dhe modelin Kivanç Tatlitug. Stilistja simpatike është komentuar gjithmonë për formën e saj të shkëlqyer, edhe pse është në moshën 40-vjeçare. Basak gjithmonë është kujdesur për peshën, lookun dhe shëndetin. Kësaj here ajo ka shpërndarë një fotografi, sërish shumë fit, por me një ndryshim të modelit të flokëve dhe stilit të veshjes. Në këtë fotografi shfaqet bashkëshortja e Kivanç me një ngjyrë më të hapur flokësh dhe me balluke, ndërsa në një tjetër foto shfaqet e lumtur në krahët e Kivanç Tatlitug. Basak Dizer tha sekretin e bukurisë së saj: Kam bërë pilates për 10 vjet. Nuk kam pirë cigare, as pije. Më pëlqen çaji jeshil. Në vend të alkoolit, pi ujë.” Por në muajin prill ajo u përfol në rrjetet sociale se kishte mbushur me botox rrudhat në zonën e syve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.