Arsyeja pas setit fotografik bardhë e zi të Jennifer Winget

Gazeta Paloma - - Koktej -

Vetëm Jennifer Winget mund të duket aq bukur dhe interesante edhe pse tullace. Përveçse me rolin e saj në Beyhadh, aktorja vazhdon të na mahnitë me një set fotografik që vijon ta postojë në Instagram. Bëhet fjalë për një seri fotosh bardhë e zi dhe profili i saj është më “cool” se kurrë, por vrasim mendjen se përse ajo ka vendosur të bëjë këtë transformim dhe ajo na tregon gjithçka:

“Është thjesht diçka e bukur që ndodhi ndërkohë që xhironim. Kaq është e gjitha. Është profili im personal dhe kjo është një mënyrë për ta zotëruar atë. Nganjëherë është mirë të shkëputesh dhe të mos bësh atë që të gjithë presin nga ti dhe të bëhesh kreativ në mënyrë impulsive. Ishte interesante të lexoje komentet, disa me të vërtetë që të shkrinin së qeshuri. Por që të jetë e qartë për të gjithë, gjithçka shkon më së miri, nuk po përjetoj aspak ndonjë moment të errët vetëm ngaqë shikoni një sfond të zi pas meje në disa foto. Kjo nuk është një vrimë e zezë, padyshim që nuk është e imja. Është interesante vëmendja dhe vlerësimi që mora për këtë aspekt artistik timin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.