“Më kanë deformuar”! Këngëtaja e penduar nga ndërhyrjet

Gazeta Paloma - - Koktej -

Personazhet publikë, sidomos artistët janë bërë “objekt sulmi” për ndërhyrjet estetike. Por jo gjithmonë ata e pranojnë. Në të shumtën e rasteve, kur rezultati nuk del siç e ke imagjinuar, ndodh që të pendohesh, pavarësisht se është shumë vonë.

Një rast i ngjashëm është ai i këngëtares së njohur shqiptare Jolanda Dhamo. Ajo ishte e ftuar te Rudina Magjistari për të promovuar klipin e saj më të ri që mban titullin “Falmë”.

Ndonëse këngëtarja gjithmonë e ka thënë haptazi që ka kryer operacion plastik në buzë, gjithashtu shprehet:

“Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma. Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Kur vjen puna për ta deklaruar, del Jolanda e para, sepse askush nuk e pranon. Gjithsesi,

unë nuk e bëj për të fituar pikë, por e vërteta është e vërtetë. Të mos arrijnë deri këtu kurrë. Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se se nuk do t’i këshillonte vajzat të bënin të njëjtën gjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.