Tolgahan është prekur nga uragani “Irma”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Tolgahan kishte blerë dy shtëpi në Majami javën e shkuar, por ka pësuar një humbje të madhe ekonomike prej tyre pas dëmeve të shkaktuara nga uragani “Irma”.

Vitin e shkuar, ai bleu një apartament në Majami dhe një në Los Angeles, ndërsa javën e kaluar i ka shtuar investimet e tij edhe me dy prona të tjera në Majami: njëra 385 mijë dhe tjetra 280 mijë dollarë. Ndërtesën e parë e kishte dhënë me qira për një shkollë dhe fitonte 3500 dollarë në muaj. Uragani që preku Floridan në Amerikë ka dëmtuar edhe pronat e aktorit. Pas humbjes të madhe financiare aktori është shprehur: “Nëse do ta kisha parashikuar katastrofën, nuk do të nxitoja të bëja një investim të tillë, do të prisja që të kalonte. Por sigurisht që është e pamundur të parashikosh një katastrofë të tillë. Mendoj se ka një të mirë në çdo të keqe. Mjafton që ka ende jetë, që nuk ka dëme në njerëz, gjërat e tjera rregullohen”. Apartamenti i tij i dytë me vlerë 280 mijë dollarë ndodhet në “Lincoln Road” dhe duhet të themi se aktori është komshi me shumë njerëz të tjerë të famshëm. Dëme ka sjellë ky uragan edhe në pronën e William Levy-t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.