Fëmijëria e vështirë e Defnes dhe Omerit

Telenovela

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Koraj shikon një mik të vjetër të fëmijërisë dhe i kujtohet e shkuara. Iz dhe Omer skicojnë së bashku ngjitur me muralen e Defnes, pasi Omerit i vjen gjynah të prishë punën e saj. Neriman i jep urdhër Defnes të hanë mëngjes me Halusin. Mëngjesi është së bashku me Nexhmiun dhe Suden. Halis e afron shumë Defnen dhe Sudes i bën përshtypje. Defne i kërkon Halisit të takohen vetëm për vetëm pasi planifikon t’i tregojë atij të vërtetën. Sude vendos të shpërngulet në shtëpinë e gjyshit. Nexhmi nxehet me Halisin që e pranon kërkesën e Sudes kundër dëshirës së tij. Koraj i merr telefonin Defnes dhe Omerit. Koraj dhe Neriman bëjnë një plan për të pajtuar Defnen me Omerin duke i mbyllur ata vetëm për vetëm në zyrën e Sinanit. Koraj zbukuron dhomën e Sinanit me qirinj. Jasemin shkon të takojë Sinanin dhe ata përfundojnë të mbyllur në zyrë. Koraj detyrohet të mbyllë Omerin dhe Defnen në zyrën e tij. Jasemin mendon se Sinan ka zbukuruar zyrën për të. Dritat e zyrave fiken. Jasemin dhe Sinan përfundojnë duke kaluar natën së bashku. Defne dhe Omer e kalojnë kohën duke luajtur dhe miqësuar me njëri- tjetrin. Omer flirton me Defnen. Nexhmi i kërkon Halisit ta respektojë figurën e tij si baba para Sudes. Defne i bën skenë xhelozie Omerit për Iz.

Duke u kthyer pas në kohë kuptojmë fëmijërinë e gjithë personazheve kryesore. Defne është shpërngulur në lagje në moshën 17- vjeçare dhe fillimisht ka pasur marrëdhënie shumë të këqija me Nihanin. Nëna i ka braktisur ndërkohë që Esma ishte ende bebe. Sinan feston ditëlindjen e tij të 18-të. Sude e ka dashur që nga ato kohë. Omer dhe Iz kanë qenë së bashku dhe shumë të dashuruar. Nihan është dashuruar me Serderin me shikim të parë. Ahmet dhe Neriman nuk i kanë treguar rëndësinë e sëmundjes së mamasë Omerit. Omer është nxehur me ta. Një shoqe e gjimnazit e ka këshilluar që të qëndrojë përkrah nënës sa ka mundësi. Iz në të njëjtën periudhë të keqe i ka treguar Omerit se do të vazhdojë studimet jashtë vendit. Omer ka lënë Iz. Sinan i ka dhuruar Korajit kamerën e parë. Në ditëlindjen e 19-të të Sinanit, Omer nuk është i pranishëm. Omer është në zi pasi pas vdekjes së nënës i ka vdekur edhe babai. Ai qëndron rrugëve dhe nuk takon asnjë nga familja, sidomos Halisin, i cili e ka sharë nënën e tij. Halisi takon Sadriun dhe i kërkon atij ndihmë për të marrë Omerin në shtëpinë e tij. Sadri bind Omerin që të punojë si usta këpucësh dhe të flejë në dyqan. Iso është shumë i talentuar në futboll dhe menaxheri më i mirë është i interesuar për të. Deffnen e ngacmojnë disa vajza të lagjes tjetër dhe Nihan hidhet në mbrojtjen e saj. Nihan dhe Defne që prej atij momenti janë bërë shoqe të ngushta. Defne aplikon për universitet për skicim. Në rrugë ajo është përplasur me Omerin, i cili e ka komplimentuar për flokët. Iso ka thyer këmbën ditën që menaxheri ka ardhur për të. Defne ka fituar universitetin duke qenë e para në listë. Tyrkan i ka thënë Defnes se nuk mund ta dërgojnë atë në universitet pasi nuk kanë para as për të paguar qiranë. Defne është detyruar të fillojë menjëherë punë. Jasemin ka qenë shumë e shëmtuar dhe i vetmi që i ka dhënë shpresa se mund të përmirësohet ka qenë Koraj. Koraj fiton punën e parë si fotograf. Omer ka fituar bursë në Itali dhe është larguar. Sude ka kaluar në depresion pasi Sinan e ka refuzuar. Ajo ka vendosur vetë të largohet nga vendi për të qenë larg Sinanit. Koraj dhe Neriman janë njohur në ditëlindjen e Sinanit dhe janë miqësuar menjëherë. Omer është kthyer pas studimeve me shpresën për të hapur firmën e tij me Sinanin. Jasemin dhe Denis kanë qenë të dashur prej shumë kohësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.