Xhihan përzë Ozanin dhe Rahmiun nga shtëpia

Telenovela

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Ozan telefonon Rahmiun, por i përgjigjet Erxhan në telefon. Erxhan e kupton se Rahmi është ish-vjehrri i Dilarës dhe se ai e ka përdorur për t’u hakmarrë ndaj Dilarës. Asuman kupton se Ozan është larguar nga shtëpia pasi është zënë me Xhihanin. Xhihan i kërkon Ozkanit të përkujdeset për Ozanin. Ozan takon Ozkanin. Ozkan i ofron Ozanit të qëndrojë në shtëpinë e tij për sa kohë që i ka marrëdhëniet keq me Xhihanin. Erxhan i shkon në zyrë Xhihanit dhe i prezantohet si babai i Dilarës. Ai i tregon se Rahmiu e ka përdorur kundër Dilarës duke e detyruar të japë një deklaratë për shtyp ku pranon të vërtetën. Xhihan e akuzon si lekist dhe Erxhan humbet ndjenjat. Xhihan mëson se Erxhan ka kancer dhe ka pak kohë jetë. Erxhan i rrëfen Xhihanit se ka pasuri dhe se të gjithën ia ka dhuruar Dilarës. Xhihan e beson. Rahmi mohon para Xhihanit se e njeh Erxhanin. Intervista e Erxhanit me gazetarët shfaqet në media. Xhihan nxehet me Rahmiun dhe e përzë atë nga shtëpia. Dilara tronditet kur dëgjon intervistën e Erxhanit dhe i kërkon ndihmë Xhihanit. Xhihan e bën Dilarën të pranojë se babai i saj biologjik është Erxhan. Dilara kujton se babai i saj ka dashur gjithmonë më shumë Asun dhe është sjellë keq me të pasi nuk ka qenë vajza e tij biologjike. Asu i tregon Damirit se Xhihan është zënë me Ozanin dhe se Xhihan i ka marrë atij gjithë pasurinë dhe shtëpinë. Ozan pranon para Ozkanit se një pjesë e fajit është e tija që Xhihani e ka mohuar. Damir i bën një tjetër surprizë Hazallit. Ai i tregon pikturën e portretit të saj të punuar nga një mjeshtër. Asra shkon në shtëpinë e Asus me qëllimin për ta vrarë atë. Asu e bind se ato janë në të njëjtët anë dhe se nuk duhet të zihen bashkë pasi armikja e tyre është Hazalli dhe qëllimi i tyre është të ndajnë Hazallin nga Damiri. Damir përpiqet të gjejë një tjetër vend pune për Asran pasi ndihet i kërcënuar prej saj. Rahmi detyrohet të shkojë në shtëpinë e Ozkanit pasi edhe ai ka mbetur pa shtëpi. Rahmi i mashtron të gjithë duke u thënë se Xhihan e ka përzënë pasi ai ka mbajtur anën e Ozanit. Ozan dhe Rahmi detyrohen të flenë në të njëjtin shtrat. Ozkan ofrohet t’i strehojë për një kohë të gjatë në shtëpinë e tij. Testamenti i Harunit lexohet. Për habinë e të gjithëve, trashëgimtari i kompa- nisë së tij nuk do të jetë Damiri, i cili ka përqindjen e dytë më të madhe të aksioneve, por Ozan. Harun i kishte kaluar aksionet e tij të gjitha në emër të Ozanit, pa dijeninë e këtij të fundit. Xhansu rifillon punë në dyqanin e Dilarës dhe e kryen detyrën e parë me sukses. Ozan lexon lajmin në gazeta ku tregohet se Erxhan është babai biologjik i Dilarës dhe është i bindur se është një mashtrim. Rahmi i tregon se e njeh Erxhanin dhe se Dilara po merr atë që meriton nga jeta. Xhihan i kërkon Ozkanit të mos e lejojë Ozanin të largohet nga ofiçina, por Ozkan nuk ia del. Ozan largohet me njeriun e Damirit që e njeh për shok. Xhihan gjatë rrugës shikon një fëmijë që pëson krizë në zemër dhe përkujdeset për të dhe mësuesen e tij duke e dërguar në spital. Makinën e Ozanit e ndjekin njerëzit e Damirit. Damir lajmëron Ozanin se tashmë janë ortakë. Mësuesja e fëmijës është mikja e gjimnazit të Xhihanit. Damir bind Ozanin se Harun ka bërë atentatin për të vrarë Xhihanin. Ozan vendos të pranojë aksionet e Harunit dhe të forcojë emrin e tij në biznes. Xhihan nxehet me Ozanin që nuk pranon t’ia shesë atij aksionet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.