Sarp dhe Mert përballen bashkë

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Jusufi kupton se Xhelal ka një person të brendshëm në polici dhe i kërkon Sarpit të zgjidhë dilemën. Sarp përgjon një bisedë midis Xhelalit dhe Mertit, por nuk arrin ta dallojë këtë të fundit. Xhelal kupton se Jusuf i ka vënë dikë pas. Mert qëllon me armë, por nuk arrin të vrasë Sarpin. Asnjëri nuk e zbulon fytyrën e tjetrit. Melekut nuk i pëlqen aspak fakti që Davuti i kërkon llogari për marrëdhënien me Sarpin. Jusuf i tregon Sarpit se 3 policë mungonin para pak orësh në punë, një ndër ta edhe Merti. Sarp i tregon Melekut për Umutin. Melek i rrëfen Sarpit se ka frikë të jenë bashkë. Jusuf i thotë Sarpit se po vë në rrezik misionin duke qëndruar pranë Melek, por Sarp nuk pranon të largohet nga ajo. Akin kërcënon Xhelalin se do ta vrasë pasi mëson se ky ka vrarë Omerin. Xhelal betohet se do ta vrasë shumë shpejt Akinin. Melek merr pronësinë e firmës së logjistikës. Jeshim nuk e kapërdin dot këtë fakt. Mert ngre kurth dhe Jusufi beson se spiuni është Asllani. Asllani dëgjon Mertin duke folur me Xhelalin dhe kupton se spiuni është ai në fakt. Ai madje siguron edhe një video të takimit të Mertit me Xhelalin. Jeshim kërcënon Melekun se do t’i tregojë Xhelalit që ajo ka një lidhje me Sarpin. Xhelali vret Asllanin për të shpëtuar Mertin dhe merr telefonin. Mert ndihet fajtor. Ai kujton momentin kur Xhelali e shpëtoi atë bashkë me Melekun dhe i mori në mbrojtje si fëmijët e vet. Policia mendon se Asllanin e ka vrarë Xhelali pasi u zbulua se ishte spiuni. Melek dhe Xhelal alarmohen pasi në internet del një lajm për Xhoshkunin që merret me banda fëmijësh. Ai është personi që ka pasur Melekun dhe Mertin. Xhoshkun në fakt është njeri i Xhelalit dhe ai mendon se e ka vrarë. Xhelali habitet që ai është gjallë dhe Melek është shumë e frikësuar ndërsa kujton se çfarë ka hequr prej tij. Barish është mik i Sarpit dhe Sarp i ka kërkuar që të kujdeset për nënën e tij. Në polici të gjithë mësojnë se Aslani ishte spiuni. Skuadrës i shtohet një polic i ri për çështjen e Xhelalit. Xhelal do të gjejë me patjetër kush e ka bërë lajmin dhe e ngarkon Mertin me këtë detyrë. Mert i kërkon Ejlemit të bëjë kujdes. Mert nuk i tregon Xhelalit se lajmin e ka bërë Ejlem. Jusufi paralajmëron Sarpin se Ejlem është në rrezik. Mert punëson dikë që të frikësojë Ejlemin në mënyrë që të mos shkruajë më. Sarp dhe Mert përballen bashkë. Fysun i shikon duke u zënë dhe i qorton të dy. Xhelal mëson se është dikush tjetër që Xhoshkun i ka treguar sekretin. Ai i kërkon para, Xhelal shqetësohet. Mert i rrëfen Melekut se do të donte shumë të zbulonte të shkuarën e tij dhe të mësonte se ka një familje. Jeshim i tregon Davutit se Melek dhe Sarp janë bashkë. Xhelali i kërkon Davutit që të zhduket për ca kohë, pasi policia ka shenjat e gishtërinjve të tij dhe rrezikon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.