Berkay Ates: Skena më e vështirë në film ka qenë buzëkuqi

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktorja vogëlushe Melek, duket se e ka patur të vështirë të xhirojë skenën e vënies së buzëkuqit dhe këtë na e rrëfen njerku i saj në film, Berkay Ates.

Berkay Ates: “Skena më e vështirë në film ka qenë buzëkuqi. (Skena kur njerku e detyron vogëlushen të vërë buzëkuqin e nënës e cila është prostitutë.) Skena është e vështirë, pasi të ndikon psikologjikisht fakti që përballë ke një fëmijë, është një skenë e vështirë pasi duhet të bësh një fëmi të aktrojë, një luftë e brendshme psikologjike, në mënyrë të atillë që ta përcjellësh atë që po ndjen personazhi tek shikuesit. Kur e shikon të përfunduar të duket si diçka e thjeshtë, por në të vërtetë kjo skenë ka sjellë një ndryshim radikal në linjën e filmit. Në këto raste them me vete sa mirë që e kam këtë punë dhe sa mirë që ekzistojnë të tilla skena! Mendoj se nëpërmjet asaj teme kemi prekur edhe tema të tjera aktuale si pedofilia dhe martesa e vajzave në moshë të papjekur. Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse jemi munduar kaq shumë për të realizuar këtë skenë.” Suksesi i telenovelës ka qenë i menjëhershëm edhe pse janë transmetuar vetëm seritë e para të saj. “Kam patur kaq shumë mesazhe negative në Instagram sa fillova ta konsideroja mundësinë për ta mbyllur llogarinë time fare. Nuk e fshiva, thashë le të jetë. Njerëzit janë të habitur, të mërzitur. Madje ka nga ata që mendojnë se unë jam vërtetë një njeri kaq i keq. Ka një luftë në rrjetet sociale mes atyre që komentojnë pozitivisht dhe atyre që kanë komente negative.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.