Alina Boz: “Kam nevojë për dikë të aprovojë mendimet e mia”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Alina Boz, që tërhoqi vëmendjen e publikut me performancën e saj si Hazall, është një nga yjet më premtuese të së ardhmes. Aktorja shumë shpejt do të rikthehet në ekran me një serial që fillon më 23 shtator, “Kopshti i dashurisë”. Edhe këtë herë në qendër të historisë do të jetë marrëdhënia nënë e bijë dhe aktorja e re do të luajë në krah të Sibel Can. Sibel e vlerëson shumë aktoren e re duke u shprehur kështu për të: “E dua shumë atë. Jemi një dyshe shumë e mirë. Alina është e disiplinuar dhe e adhuron punën që bën”. Ndryshe nga roli që ka interpretuar në “Fate të kryqëzuara”, këtë herë ajo do t’i japë jetë Defnes, një vajzë naive dhe shumë e dashur.

Mamaja e vërtetë e Alinës është një instruktore teatri dhe e ka futur shumë herët të bijën në këtë rrugë. “Kam filluar të studioj teatër që në moshën 9-vjeçare. Pastaj u regjistrova në një agjenci. Kam interpretuar në reklama dhe kam bërë foto për revista. Filloi të më pëlqente shumë bota ku isha futur. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të jem një aktore e mirë”, – tregon Aline.

Aktorja simpatike ka rrëfyer gjithashtu se i pëlqen më shumë dramat sesa produksionet komedi. “Nuk di të them se cila është ngjyra apo muzika ime e preferuar. Më pëlqen gjithçka që e shijoj. Luaj me emocionet e mia në momentin që duhet të marr një vendim. Nuk jam e qëndrueshme. Kam nevojë patjetër që dikush të aprovojë mendimet e mia. Jam shumë e turpshme”.

Aktorja e re ka treguar se gjithçka nevojitet për të qenë pjesë e kësaj industrie, në momentin që nuk hezitoi aspak të ruante kokën për të realizuar siç duhet personazhin e saj, Hazall. Një veprim kurajoz, që është vlerësuar shumë nga publiku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.