Duart që shkatërruan fëmijërinë time

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje të dashur lexues të gazetës “Paloma”! Kam vendosur të ndaj me ju këtë histori të dhimbshme të jetës time, sepse e kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes, aq shumë saqë plaga që më është krijuar është bërë shumë e madhe. Besoj se në këtë vendim timin kanë ndikuar gjithë këto histori që kam dëgjuar këto kohë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, për vajza të vogla e adoleshente të cilat abuzohen nga meshkuj më të mëdhenj. Unë vetë jam e madhe në moshë, sot jam 28 vjeçe, por më besoni që, edhe pse kanë kaluar 18 vjet, ende e kam të hapur plagën që më kanë shkaktuar duart e tij.

Ai ishte komshiu ynë, 9 vjet më i madh se unë. Unë isha 10 vjeç, ai 19. Familjet tona ishin të afërta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.