“Passionis” në prag të falimentimit

Telenovela

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Sude mëson se Defne është marrë me qira nga Neriman dhe vendos t’i tregojë Omerit të vërtetën, por Sinan, Koraj dhe Nexhmi përpiqen ta ndalojnë. Defne shkon të takojë vetëm për vetëm Halisin, por Neriman e kupton dhe e ndalon të tregojë sekretin. Një stiliste e famshme, Gallo, dëshiron të bëjë sfilatën në Turqi dhe kërkon bashkëpunim me një stilist këpucësh, por jo Omerin. Omer ofendohet kur mëson se Gallo i ka komentuar skicat e tij si të ashpra dhe pa feminitet. Sude braktis shtëpinë dhe Nexhmi nxehet me të. Defne është e pashpresë dhe qan në krahët e Omerit. Gallo i ofron “Cherie” një takim për të reklamuar këpucët e tyre. Nazllëxhan i tregon Defnes se Omer do të shkojë në Milano. Defne i tregon Omerit se do ta marrë malli për të. Koraj mëson se Gallo ka bërë komente negative për Omerin dhe më pas i tregon gjithë zyrës. Lajmi merr dhenë. Defne nxehet me Gallon që nuk ka vlerësuar Omerin. Ajo i ofron mbështetje Omerit. Jasemin dhe Sinan dalin në takim, por duke u shtirur sikur është një takim pune. Denis ndërpret takimin e tyre duke e lënë Sinanin të nënkuptojë se dikur mes tyre ka pasur diçka. Nihan vendos se është gati për t’u bërë nënë. Defne dhe Omer vendosin të provojnë nëse do të mund të bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Iz vendos të ftojë Omerin në takim. Sinan i tregon Omerit se ka ndjenja për Jaseminin. Jasemin i tregon Izit se nuk e di më nëse do Ison apo Sinanin. Defne shpërngulet për 2 javë me Omerin. Nihan i jep lajmin Defnes se dëshiron të bëhet nënë. Serder e keqkupton sikur Neriman është shtatzënë dhe mërzitet kur mëson se nuk ka diçka të tillë. Omer i liron dhomën e tij Defnes. Defne dhe Omer bëjnë gati së bashku listën e pazarit. Klientët italianë heqin dorë nga “Passionis” duke i rrezikuar ata të falimentojnë. Defne ngushëllon Omerin. Denis i tregon Jaseminit se “Passionis” po falimenton. Jasemin mërzitet për Sinanin. Defne i tregon Omerit se e ka fituar të drejtën e studimit si stiliste që kur ka qenë 18- vjeçare, por nuk ka vazhduar studimet prej vështirësive ekonomike. Omer dhe Defne flenë të përqafuar. Omer dhe Sinan duhet ta fshehin që janë në prag falimentimi në mënyrë që klientët e tjerë të mos tërhiqen prej tyre. Ata duhet të fitojnë një kontratë të madhe për të shpëtuar nga falimentimi. Omer takon pu- nëtorët e fabrikës së këpucëve dhe njihet me problemet e tyre familjare dhe e kupton se “Passionis” është shumë më shumë se një ndërmarrje. Denis ofrohet të shpëtojë “Passionis” me kusht që koleksioni i verës së firmës së tij të mbajë firmën Iplikçe. Emre është pedagog ekonomie dhe gjithë studentet janë të dashuruara me të. Sude fillon të pëlqejë Emren. Ata dalin në një takim të vërtetë. Sinan i tregon Omerit propozimin e Denisit dhe Omer detyrohet ta pranojë. Koraj dëgjon debatin e Sinanit me Omerin dhe mëson se ata po falimentojnë. Ai përhap panik në të gjithë firmën duke u thënë se kanë marrë fund. Sude është e vetmja që është e lumtur për falimentimin e “Passionis” pasi mendon që mund të marrin klientët prej tyre. Klientet informojnë Sinanin se janë në kërkim të në firme tjetër për skicat e tyre. Sinan nxehet me Jaseminin që i merr klientët dhe i bën asaj skandal. Omer i tregon Defnes se po skicon për Tramban. Sude gënjen Halisin duke i thënë se lidhja e saj po shkon më së miri. Halisi kërkon të njihet me të dashurin e saj. Defne fton miqtë e saj në shtëpinë e Omerit. Sude i kërkon Emres të prezantohet me Halisin si i dashuri i saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.