Këshilla nga seksologia Suzi

Gazeta Paloma - - Seksologji -

-Mos u shqetëso. Kjo situatë që po përjeton është normale në këtë moshë. Nuk ka të bëjë fare me faktin që nuk keni kryer marrëdhënie, por ka të bëjë me moshën. Duke u rritur do të arrini të fitoni kontrollin mbi veten dhe nuk do të lejoni më të komandojë zona gjenitale. Por kjo kërkon pak kohë.

Zonja Suzi, jam një vajzë 18 vjeçe. Para disa ditësh tentova të kryej marrëdhënie për herë të parë me të dashurin që është 24 vjeç, por aktin nuk e kryem deri në fund. Kur vajta në shtëpi isha gjakosur pak. A e kam humbur virgjërinë?

- Po, nëse ka ndodhur penetrimi i organit atëherë ju e keni humbur virgjërinë. Fakti që gjakderdhjen e keni pasur më pas është një tregues tipik, pasi në më të shumtën e rasteve gjakderdhja ndodh disa minuta deri orë pas kryerjes së aktit.

Burri im dhe unë zihemi shumë, por duhemi. Arsyeja e zënkave tona është më së shumti vjehrra ime, e cila i fut hundët gjithandej në lidhjen tonë. Ajo ka zakonin e keq që të trokasë në derë sa herë që ne jemi gati të bëjmë seks. Po ashtu ajo e mban bashkëshortin tim pas darke dhe ata fillojnë flasin me njëri-tjetrin për gjërat që kanë bërë gjatë ditës. Kemi një djalë 2 vjeç dhe këto zënkat tona po e dëmto- Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

- Ka dy probleme madhore me të cilat po përballesh me kokën lart. Mendoj se fillimisht duhet të diskutosh me vjehrrën tënde dhe t’i tregosh rëndësinë e privatësisë. Nëse bashkëshorti juaj është në të njëjtën mendje dhe ndihet njësoj si ju, është më mirë që të flisni me vjehrrën të dy së bashku. Nga ana tjetër nuk ka asgjë të keqe që një nënë dhe bir të kërkojnë pak kohë së bashku për t’u lidhur më mirë me njëri- tjetrin. Kështu që duhet të kontrolloni ndjenjat negative kur i shikoni ata të dy bashkë. Ndërsa në fund, dhuna fizike është një fenomen që nuk duhet toleruar aspak. Mendoj se zgjidhja më e mirë për problemin tuaj është terapia në çift. Nëse nuk do të kishit probleme të tjera në familje, jam e sigurt që do të arrinit të gjenit një zgjidhje të mesme. Nëse bashkëshorti juaj refuzon terapinë, ju duhet të shkoni vetëm, sepse në këtë mënyrë mund të fitoni kontroll më të mirë të jetës suaj.

Zonja Suzi! Jam 25 vjeçe. Kur kreva marrëdhënie për herë të parë me të fejuarin kisha dhembje të forta, nuk arrija dot orgazmën. Më vjen të urinoj dhe më dhemb fshikëza e urinës.

- Orgazma nuk është një proces mekanik dhe natyrisht nuk mund të ndodhë që herën e parë apo çdo herë. Ajo ka stadet e saj, pasi është një gjendje psiko-emocionale që ka të bëjë me përtëritjen sa fizike, aq edhe psiqike.

Zonja Suzi, nga mosha 14 vjeç kam filluar të fus gishtat. Edhe sot që jam 22 vjeçe vazhdoj ta bëj këtë gjë çdo natë se ndihem mirë dhe kënaqem. Por këtë javë do fejohem dhe dua një përgjigje nga ty. Jam e virgjër apo jo se jam shumë në siklet. Nuk kam futur asgjë më të trashë se dy gishtat.

-Po, ju jeni e virgjër.

Përshëndetje zonja Suzi! Kam një problem që po më shqetëson, u bënë dy-tri herë që sperma më del si në ngjyrë kafe. Çfarë duhet të bëj? Më jep një përgjigje të lutem.

-Ju duhet t’i drejtoheni patjetër një mjeku androlog. Nga sa shkruani kuptohet që ky është problem mjekësor dhe nuk mund të ketë zgjidhje me një përgjigje në gazetë.

Përshëndetje! Jam Mira nga Shkodra. Të lutem më trego se çfarë shenjash ka menopauza.

-Shenjat e menopauzës nuk janë të njëjta për çdo grua, por gjithsesi ka disa të përbashkëta, siç janë nxehtësia që provohet brenda vetes, që ndihet në mënyrë ciklike; një lloj nervozizmi që te persona të ndryshëm shkon deri në probleme serioze të shëndetit mendor; lëvizje të tensionit; fryrje të këmbëve apo të gjithë trupit për arsye të mbajtjes së ujit. Për më shumë mirë është të flisni me një mjek gjinekolog.

E dashur Suzi, doja të dija, në rast se i fejuari të kërkon seks anal a ndjen ai dashuri për mua? Mos vallë kjo kërkesë tregon që ai s’ndjen më gjë në mënyrën natyrale dhe kërkon të eksperimentojë me mua? Nga kërkesa e tij unë u ndjeva shumë e ofenduar, aq sa arrita ta shihja me pështirosje pasi këto gjëra për mendimin tim i kërkon një maniak seksual. Natyra e ka krijuar njeriun kështu dhe vrima anale ka funksion shumë ndryshe nga ajo që kërkojnë ta përdorin këta persona perversë sot. Ju si mendoni? Faleminderit!

- Nga sa shkruani ju e paragjykoni marrëdhënien seksuale dhe shkoni deri aty sa të etiketoni edhe të fejuarin tuaj. Marrëdhënia intime është një komunikim ku përfshihet njeriu i tërë, trup dhe shpirt. Fillohet nga trupi, për të arritur deri në qenie, për të arritur atë komunikim, i cili ka të bëjë me veten, lirinë dhe të vërtetën. Nëse paragjykoni kështu siç bëni ju, nuk do të arrini dot te këto të treja. Megjithatë, e njihni ju të fejuarin tuaj, pasi keni vendosur të krijoni familje me këtë njeri, të ndërtoni atë marrëdhënie që i reziston edhe kohës, prandaj kini kujdes kur etiketoni, pasi në radhë të parë i bëni dëm vetes suaj, marrëdhënies suaj.

Përshëndetje! Jam një vajzë 20 vjeçe. Në pamundësi për të shkuar te gjinekologu po ju drejtohem juve. Në moshën 5-10 vjeç (nuk e mbaj mend moshën e saktë), kam kryer një herë marrëdhënie me djalin e xhaxhait, i cili mund të ketë qenë rreth moshës 9-13 vjeç. Nuk më kujtohet me saktësi se çfarë ka ndodhur, por besoj se dhimbje s’do kem pasur kurse gjakderdhje nuk e di, pasi çdo gjë është e turbullt dhe nuk më kujtohen mirë gjërat. Theksoj që vitin e parë të menstruacioneve kam pasur dhimbje të forta barku, sidomos ditën e parë. Ju lutem më shpjegoni a mund të ndikojë për keq në shëndetin tim kjo dhe a jam e virgjër?

-Ju jeni e virgjër dhe nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Këto lloj marrëdhëniesh janë më të shpeshta nga sa deklarohen. Shumë djem dhe vajza i kanë eksperiencat e para me orientim sekual me të afërm, vëllezër, motra apo kushërinj.

Përshëndetje! Jam një vajzë 16 vjeçe. Para një muaji isha në plazh për 15 ditë dhe periodat më erdhën një ditë pasi mbarova plazhin, kurse këtë muaj nuk më kanë ardhur më. Unë gjithmonë i kam pasur të rregullta. Mos ndikon plazhi dhe a duhet të shqetësohem për këtë? Ju faleminderit!

- E kuptoj situatën tuaj. Natyrisht, marrja e një vendimi të tillë, për të ndërprerë një jetë, nuk është i lehtë, por ka raste kur është gjëja më e drejtë, si në rastin tuaj. T’ju them të drejtën unë nuk jam as pro, as kundër abortit. Por di një gjë, që është e drejtë e gruas të vendosë se kur do të jetë trupi dhe gjithë qenia e saj në dispozicion të një jetë tjetër. Për ta fituar këtë të drejtë gruas i është dashur të durojë, luftojë dhe përballet që nga vetja deri te gjithë mjedisi që e rrethon. Sot, në ditët tona, e drejta për të abortuar është quajtur një nga të drejtat më emancipuese për gruan. Mos kujtoni se ato gra që mbrojtën këtë tezë nuk ishin gra dhe nëna të mira. Edhe ju përpiquni që këtë eksperiencë të hidhur ta ktheni në një vlerë si për vete, edhe për vajzën tuaj. Një veprim apo një çast harrimi e detyron njeriun të gjendet në situata që duhet të marrë vendime drastike. Sa qan dhe vuan, më mirë mendo për të ardhmen tënde, të familjes dhe të vajzës, të cilat në radhë të parë janë përgjegjësi e jotja. Po mbete te ndjenja e fajit nuk do të mund të bësh më të mirën për askënd.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.