Alize Gordum: “Mama tolerante? Jo, ajo është një mjeshtre në punë”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktorja 22-vjeçare Alize Gordum ka pasur fatin e madh që të interpretojë përkrah nënës së saj, aktores së madhe Vahide Percin. Kur u pyet se çfarë mendimi kishte për interpretimin e të bijës, ajo u përgjigj në këtë mënyrë: “Të vlerësoj performancën e Alize? Nuk mundem t’i vë një notë. Kemi bërë punën në mënyrën tonë. Ajo është një aktore e trajnuar. Ka mësuar në mënyrë autodidakte. Pastaj puna duhet bërë me zgjuarsi. Spektatorët do të vendosin për të”.

Ndërsa aktorja e re mendon kështu për punën me të ëmën: “Është një nder për mua të luaj përkrah nënës time. Nuk bëhet fjalë që ajo të jetë një nënë e butë. Kur jemi në punë unë nuk e shikoj atë si nënën time, ndërsa ajo nuk më shikon si bijën e vet”.

Nënë e bijë vetëm në shtëpi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.