Rezarta Shkurta: Si arrita të krijoja emër me forcat e mia, edhe pse nuk isha nga Tirana

Gazeta Paloma - - Koktej -

Përmes një postimi në instagram Rezarta Shkurta i është kthyer të shkuarës së saj, dhe rrugëtimin e vështirë për të arritur këtu ku është sot.

Rezarta teksa publikon një foto më të bijën, Herën, tregon se dikur mendonte se kishte arritur majat, por që sipas saj është pikërisht vajza ajo mrekullia më e madhe për të.

“Kur i kthehem në retrospektivë jetës time, kujtoj me kënaqësi femijërinë të mbushur me aq shumë prapllëqe, por në të njëjtën kohë me aq shumë lumturi. Më pas adoleshenca që përtej shoqërive e dashuriçkave të moshës kryesonte ambicja. Një ambicje që do më shoqëronte gjatë për të bërë ëndrrat e mia realitet. Nuk vonojë gjatë por ama me shumë punë unë isha ajo që ëndërroja. Në një vend të vogël të varfër e të pa organizuar në fushën e artit si Shqipëria, me forcat e mia e ardhur nga një qytet tjetër dhe jo e lindur në kryeqytet (kush e ka provuar e di çdo të thotë), vura gurin e parë të emrit Rezarta Shkurta. Dikur më dukej sikur kisha kapur qiellin me dorë. Por sot më duket asgjë! Vetëm kur u bëra nënë kuptova se kjo ishte mrekullia, kjo ishte arritja më e madhe që mund të arrij gjithsecili nga ne. Dhe çdo problem minimizohet para kësaj mrekullie që është frymëzimi më i madh për të bërë gjëra të mëdha,” – shkruan Rezarta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.