Halit Ergenç mbron bashkëshorten Berguzar Korel nga thashethemet: “Jeni njerëz, kuptoni!”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Berguzar Korel dhe Halit Ergenç kanë lidhur martesë që në 2009-n. Ergenç ka vendosur të ngrejë edhe një herë zërin kundër shpifjeve ndaj të shoqes. Ai ka shpërndarë një fotografi me të shoqen në rrjete sociale ku bashkëngjitur ka shkruar: “Jemi të martuar prej vitesh, që nga momentet kur ka nisur lidhja jonë të gjithë nxorët shkumë nga goja, duke u munduar të mbushnit gazetat tuaja me ato që ne po përjetonim. Kam menduar se si njerëz që jeni do t’i kuptoni ato që ju kam thënë, por ende pas kaq shumë kohësh shikoj shpifje dhe lajme të shëmtuara. Nuk duroj dot, sidomos kur bëhet fjalë për Berguzar. Kjo do të thotë se nuk e keni kuptuar sqarimin tim të parë ku ju tregova gjithçka qetësisht. Zonja dhe zotërinj, po jua them sërish: martesa ime e parë dhe që s’ka për të përfunduar kurrë me Berguzar nuk po kalon asnjë vështirësi. Ne kemi një lidhje që ka nisur me dashuri dhe kemi lidhur një martesë me dashuri e sakrifica. Nuk janë lajme këto që bëni ju, të tipit “mësuam se”, “kishte ikur”, këto janë shpifje ose thashetheme të bëra nga njerëz që nuk kanë lidhje me ne. Për më tepër që tani ju po bëni lajme mbi çifte që nuk kanë më përgjegjësi vetëm ndaj njëri-tjetrit, por kanë edhe fëmijë në mes. Pak respekt ju lutem! Berguzar Korel është gruaja ime prej 7 vitesh, është një nënë e mrekullueshme për djalin tonë Ali, ajo mbetet gjithmonë njeriu më i shtrenjtë dhe më i dashur për mua. I refuzoj këto qëndrime të gabuara ndaj saj, janë të padrejta dhe unë i dënoj rëndë. Gjithë të mirat! Halit Ergenç”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.