Çagatay Ulusoy: “Dhurata më e bukur që kam marrë për ditëlindje”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Çagtay Ulusoy ka hapur një llogari bankare në të cilën fansat mund të hidhnin para si dhuratë për ditëlindjen e tij. Në këtë mënyrë ai ka pasur për qëllim të mbledhë para për fëmijët në nevojë në të gjithë botën. Pasi çdo gjë ka përfunduar, ai ka shkruar në rrjete sociale: “Kjo ishte dhurata më e bukur që kam marrë për ditëlindje”- duke falënderuar në këtë mënyrë të gjithë të dashurit që e kanë ndihmuar.

Çagtay ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të. “Ju falënderoj shumë të gjithëve që edhe në ditën e ditëlindjes sime nuk më latë vetëm. Ju falënderoj për mesazhet që më keni dërguar për të më uruar, për dhuratat e bëra, por veçanërisht ju falënderoj për paratë që keni derdhur në llogarinë time bankare në emër të fëmijëve në nevojë përreth botës. Kjo ka qenë dhurata më e bukur që mund të më bënit për ditëlindje. Fakti që keni menduar diçka kaq të çmuar më bën të mendoj se keni zemrat më të bukura në botë, prandaj dua t’ju falënderoj pa fund. Më jeni bërë gjithmonë mbështetje, më keni dashur, jam i bekuar që ju kam…”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.