Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Histori -

Mister X, jam Xhesi nga Tirana, 22 vjeçe dhe kam një vajzë 9 muajshe. Bashkëjetoj me tim shoq dhe me nënën time te shtëpia e nënës, meqë ishte vetëm. ...... Nikoleta Bogdani: Në radhë të parë mëso të respektosh. Ke fjetur me atë burrë dhe ke një fëmijë, tani i thua kollovar? Kjo tregon që nuk je e pjekur akoma. Nuk jam kundër ndarjes, çdo gjë fillon edhe mbaron, po respekti të mbetet. Jimmys Gezim Velo: Do doja shumë të të ofendoja pse e quan kollovar. Nder të ka bërë nëse s’e ka lënë nënën tënde vetëm. Në radhë të dytë edhe sikur mos të ketë ai mundësi jetese, mund të jetonte për momentin me nënën tuaj, por në zakonet e shqiptare asnjë burrë nuk është i gëzuar të jetojë në shtëpinë e gruas. Tjetër gjë nëse s’jeni dakord midis jush. Po s’mund ta quash kollovar e ripërsëris, duhet të të vijë turp! Eljona Jona: Zemër, rri me nënën tënde se burri të shtyp me këmbë. Rrit fëmijën tënd, bëhu e zonja. Ai që të do vjen dhe ndryshon, jo të vijë se ka ngelur jashtë. Aq më mirë që ke mbështetje nënën, ke vajzën, je shumë mirë. Besi Niku Noka: Do të lutesha t’i kërkoje falje burrit tënd se keni bashkë një fëmijë dhe babai i atij fëmije nuk bëhet asnjë mashkull tjetër. Duhet të bësh të pamundurën për fëmijën që keni sjellë në jetë që të mos vuajë kusuret tuaja. Filip Kumaraku: Sikur të isha unë burri i kësaj sa të lexoja këtë status as fëmijën s’do ta shikonte me sy, jo më të rrija me këtë. Luan Ismaili: Një gjë nuk kuptoj: përse shumica e femrave sa bëhen me një fëmijë fillojnë e bëhen si të ditura e hedhin vickla? Ardrit Muharem Memushi: Shkurt e saktë, je kokrra e debiles. Po ç’a të duket ty ai, leckë këpucësh që fshin këpucët me të? Turp të kesh! Idiote ti e nëna jote. Eliana Tirane: Ashtu siç ti nuk do duroje vjehrrën, ashtu edhe burri nuk duron vjehrrën e vet. Problemi është se ti e ke marrë në shtëpi, por gabim ai që pranoi të jetojë me vjehrrën brenda. Çifti i ri duhet të mos ketë njerëz të tjerë, aq më tepër jeni bërë edhe prindër. Mbase atij nuk i pëlqejnë ndërhyrjet e mamasë tënde. Shikoji gjërat me objektivitet, mamanë sot e ke, nesër s’e ke. Ndërsa burri është shoku i jetës, atë ke bashkudhëtar në jetë. Nesër, pasnesër do kesh nevojë për burrin kur fëmija të rritet e të mos pyesë, do jetë burri ai që do të mbajë autoritetin tënd dhe të shtëpisë. Prandaj mos u bëj egoiste e dritëshkurtër, por mendo se jeta është e gjatë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.