Hygerta Sako –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Aman moj vajzë se kanë të gjitha, nuk ke vetëm ti! Po çfarë bëhet kështu? Shkon tjetra dhe ha me recipeta në restorant. Etikë është kjo? Po ç’do të tregosh moj xhane? Sot gjoksin e modelon si të duash, falë operacioneve plastike. Sot meshkuj që të të vijnë vërdallë gjen sa të duash, mjafton të duash! Po ti, pse na zhvishesh kot më kot, në vende të papërshtatshme? Çfarë do të tregosh, se nuk na e kap fare truri? Një “OUT” dhe boll bëre ekzibicion, vetëm që të lakohesh lart e poshtë!

Alana ia ka ndryshuar tërësisht jetën, kjo është e vërteta me “V” të madhe! Moderatorja nuk mund të jetë më e njëjta, e kupton se bota tanimë i rrotullohet vetëm rreth së bijës. Po nënë, që t’i bindet “urdhërave” të vogëlushes kaq shpejt, vetëm Rudinën kemi parë! Në katër vjetorin e lindjes, pasi fryu qirinjtë e tortës, vajza e mamit harroi dëshirën për një motër apo vëlla, po shprehu një tjetër: “Unë dua që ti të lësh cigaren, se nuk dua të sëmuresh!” Që atëherë, u tha dhe u bë, se Rudina Xhunga nuk ka shanse të tymosë më. Kjo është mama, një rrugë e dy punë: edhe vajzës i plotëson dëshirën, edhe shëndetin e saj e mbron. Merrni shembull ju lutem!

Një nënë e vetme, sa e gjithë bota! Kështu do ta përshkruaja marrëdhënien nënë – bijë, mes moderatores së RTSH-së dhe vajzës, Anais. Kalojnë shumë kohë me njëra - tjetrën, luajnë, kërcejnë, udhëtojnë, bëjnë sport…janë shoqe! Hygerta nuk është koketë televizioni, që lyhet e ngjyhet dhe e mbyll aty jetën. Ajo është një mama e mrekullueshme, që nuk ia privon së bijës as marrëdhënien e sinqertë me të atin. Divorci tanimë është superuar dhe Anais nuk e vuan. Në shoqërinë shqiptare, viktimat më të mëdha të këtij fenomeni janë fëmijët, po ky nuk është rasti. E gjitha kjo, falë një nëne model, edhe pse të re dhe plot angazhime. Bravo Hygerta!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.