Është folur mjaft për to, sigurisht që nuk mund të jenë më tabu. Ka informacion kudo, mjeshtër të mirëfilltë, që mund t’i realizojnë me çmime të arsyeshme. Mjafton vetëm një kusht: të jeni të sigurt për zgjedhjen e përjetshme në lëkurën tuaj. Mos harroni

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Ju kujtohet ajo ndeshja e tmerrshme me Serbinë? Ajo ndeshja e Kombëtares Shqiptare, që na irritoi të gjithëve, po nga ana tjetër nga bëri shumë krenarë prej djemve tanë? Ja pra, që mos ta harrojë kurrë, moderatorja seksi zgjodhi të bëjë tatuazh në gishtin e dorës pikërisht shqiponjën dykrenare. Sa atdhetare paske qenë moj vajzë, nuk na e priste mendja!

Barbana Dini

Ish – ministri i Brendshëm vijon të mbetet një prej figurave më të komentuara, jo vetëm në politikë. Me natyrën sportive, ai ka fituar simpatinë e personazheve mediatike, të cilëve ua ka pranuar ftesat në studio për të folur pa doreza. Tatuazhin në fakt e zbuloi në një tjetër episod. Gjatë një ndeshjeje futbolli mes politikanëve dhe ambasadorëve është pikasur një piramidë,në gjurin e djathtë të Tahirit. Ajo njihet si simbol i grupimit sekret Iluminati, ndaj të gjithë kanë dyshuar se ish – ministri mund të jetë pjesë e tij ose ndoshta vetëm një adhurues. Me thënë të drejtën, qenka tatuazh i bukur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.