Gazeta Paloma - - Argëtim -

Është një fanse e madhe e tatuazheve dhe kurrë nuk ka hequr dorë prej tyre. Së fundmi është përfolur për njërin në veçanti, që lidhet me emrin e ish – bashkëshortit. Disa vite më parë, këngëtarja rrëfeu se si unaza martese, çifti zgjodhi të bënte nga një tatuazh. Kështu, secili prej tyre, në gishtin ku vendoset rrethi i martesës vendosi të shkruante emrin e tjetrit. Ide interesante, apo jo? Mos u bëni supersticiozë e të mendoni që meqë Jonida i dha fund martesës, po të bëni të njëjtën gjë do të keni të njëjtin fat! Kurrë! Fakt është që fashionistja edhe pas divorcit nuk e ka fshirë këtë tatuazh, duke u përpjekur ta mbulojë me unaza të mëdha. Jeni kuriozë se çfarë ka tjetër në trup? Një tatuazh me emrin “mamma” në dorën e djathtë, emrin e djalit Dan në shpinë, një pikturë në qafë, që simbolizonte dasmën e dikurshme, një diell në dorën e djathtë (tanimë të modifikuar) dhe buzët e së motrës. O Zot, sa mirë i përballon dhimbjet e tatuve kjo Jonida!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.