“Si ta zhduk unë këtë nga arkivi i Klanit?” Si reagon Hygerta Sako kur shikon veten pas 18-vjetësh

Gazeta Paloma - - Koktej -

Nga televizioni ka shumë kujtime, po të mendosh që për herë të parë kur ka dalë në ekran ishte vetëm 18-vjeçare. Në Miss Albania 1995, Hygerta Sako kishte qëllim jo të fitonte Miss-in, por të gjente një urë kalimi për t’u bërë pjesë e televizionit, pasionit të saj të madh. Vajza nga Durrësi kishte ëndërr edhe muzikën, meqenëse gjithmonë ishte lëvduar për vesh muzikor, por më kohën kuptoi se me muzikën nuk mund të shkonte shumë larg. Megjithatë, ashtu siç kishte ëndërruar, Miss Albania ishte pikërisht ajo urë kalimi për në ekran siç kishte ëndërruar. Propozimet e para nisën fill pas Miss-it. Zhani Ciko dhe Alqi Boshnjaku i propozuan drejtimin e Këngëve të Stinës në vitin ’97, pastaj Festivali i RTSH-së me Adi Krastën, eksperienca fantastike për të cilat Sako edhe sot ka shumë nostalgji.

Të gjitha eksperiencat televizive i kanë lënë shije shumë të mirë, por sot në “Rudina”, Hygerta e pa veten për herë të parë pas 18- vjetësh, kur sapo nisi një rubrikë sportive në Tv Klan “Sport and show”, i cili transmetohej çdo të diel. Sigla e programit ishte një këngë e kënduar nga Hygerta dhe Reis Çiço. Ish-Miss Albania me flokë të kuqe, siç ishte moda e atyre viteve, por edhe me një look modest – tipik për ekranin e atyre viteve. Por duket se Hygertës nuk i ka pëlqyer vetja. Megjithëse qesh kur e sheh këtë kujtim të hershëm, nga lëvizja e buzëve, ajo i thotë Rudinës: “Uaaaa, hiqeeee”.

Dhe menjëherë sapo përfundon surpriza, Hygerta e pyet Rudinën: “Si mund ta zhduk unë këtë nga arkivi i Klanit?”

Gjithsesi, ishte një kujtim i bukur që i risolli Hygertës edhe një herë në mendje rrugëtimin e gjatë në ekran – shtëpinë e saj të dytë dhe po aq të dashur. Si sot e 18 vjet më parë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.