Martha Cristiana ndahet nga Raul Martines pas 15 vitesh lidhje

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktorja dhe modelja e famshme ka përfunduar marrëdhënien intime me biznesmenin, baba i 2 fëmijëve të saj. Ata kanë qenë një prej çifteve me mirëqenien më të lartë duke jetuar mes dy shteteve, në Meksikë dhe Nju Jork. Lajmin e ka konfirmuar një mike e ngushtë e aktores dhe modeles, duke u shprehur: “Nuk është thjesht një thashethem”. Me sa duket, ndarja e çiftit tashmë është një fakt. Martha Cristina, Berenisa tek telenovela aq e pëlqyer “Kur ti të jesh e imja”, nuk ka preferuar të prononcohet vetë rreth temës, por ka ndarë një mesazh përmes profilit të saj në Twitter, nga i cili mund të nënkuptosh shumë gjëra për jetën e saj personale. Statusi i saj ka qenë: “Kur ka interes, njerëzit mund të zhvendosin malet dhe të kapërcejnë lumenjtë për të qenë pranë teje. Nëse nuk e bëjnë diçka të tillë thjesht nuk u intereson mjaftueshëm”. Aktorja ka katër fëmijë: Aaron dhe Beto nga martesa e saj e parë me Alberto Ventosa, si dhe Luca dhe Matteo nga lidhja e saj me Raul Martinez. Martha Cristiana e vazhdon karrierën e saj si aktore dhe modele.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.