Kenan Imirzalioglu: “Dua të bëhem baba”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë parë mbrëmjen e shkuar në një restorant duke darkuar së bashku. Që prej fillimit të punës së re, Kenan Imirzalioglu ka qëndruar larg kamerave, por i rrethuar nga paparacët, Kenan ka folur rreth disa gjërave personale. Gjatë bisedës u hap tema e fëmijëve dhe në një bisedë të tillë aktori ka pohuar se dëshiron të bëhet baba. “Tani për tani nuk ka një lajm të tillë. Por me lejen e Zotit, dua shumë që të bëhem baba”,- ka thënë ai. Kujtojmë se Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë martuar më 14 maj 2016.

Është parë se në të njëjtën ditë çifti ka vizituar edhe një klinikë private. Kenan Imirzalioglu është duke u përgatitur për xhirimet e para në rolin e Fatih Sultan, rol për të cilin i kërkohen ndryshime të mëdha fizike, që konsistojnë në humbjen në peshë dhe zgjatjen e mjekrës. Aktori 43-vjeçar dha një përgjigje gjithë humor kur u pyet rreth arsyes se pse kishte bërë vizita në spital: “Duhet të bëhem i fuqishëm, tashmë jam një sulltan”. Duke shuar dyshimet se kishte probleme shëndetësore, ai shtoi: “Ishte një kontroll rutinë”. Ishte ky momenti kur gazetarët përfituan për ta pyetur nëse arsyeja e vizitës në spital ishte se bashkëshortja e tij po priste një fëmijë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.