Noizy është kudo, së fundmi edhe në zyrën e lali Erit…

Gazeta Paloma - - Koktej -

Interesant sesa e duan, sesa e kërkojnë, sa nuk lodhen me të… Po flisja për ju, të nderuar fansa dhe fanse të rreperit, që gjendeni anekënd Shqipërisë! Gjithçka që mban firmën e Noizy-t përbën lajm, madje lajm të rëndësishëm. Në koncertet e tij nuk ka vend ku të hedhësh kokrrën e mollës, ndërsa klipet marrin rekord klikimesh. Çfarë është gjithë ky magnet që ju tërheq? Madje tërheq edhe kolegët, se kanë me të marrëdhënie të shkëlqyera. Madje tërheq edhe politikanët, dora vetë lali Erin! Kryebashkiaku Veliaj e ka pritur Noizy-n në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës. Fotoja e postuar nga rreperi na tregon fytyra të buzëqeshura, por edhe pak të mistershme. Çfarë po përpiqen të na tregojnë vallë? Ndonjë projekt i përbashkët do të marrë jetë së shpejti? Apo është thjesht një takim mes miqsh, shoqëruar nga një foto sa për të na “futur xixat”, për të na shtuar kureshtjen? Asnjëri nga të dy nuk ka dhënë informacion deri tani, ndaj na mbetet të presim lajme të reja. Nuk duhet harruar se kryebashkiaku ka pritur personalitete nga të gjitha fushat, duke u ofruar atyre hapësirë për bashkëpunime në evente dhe organizime të ndryshme në kryeqytet. Me Noizy-n në krah, një gjë është e sigurt: suksesi! Forca çuna!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.