Vajza më vdiq, djali s’më flet, gruaja më la...

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje lexues të gazetës “Paloma”! E vetmja gjë që më ka mbetur është të shkruaj për jetën time të dështuar, për mënyrën se si e humba familjen time dhe si kam përfunduar fillikat mbi dhe. Sa e padrejtë paska qenë kjo botë! Vallë ç’të kem bërë që të kem merituar këtë fund?! Veç fund mund ta quaj gjendjen ku kam përfunduar, sepse nuk më ka mbetur më asnjë shpresë. Ç’do të jetë ajo gjë e tmerrshme që kam bërë pa vetëdije e që Zoti ma ka kthyer duke më dhënë veç vuajtje e dëshpërim në jetën time?

Ah kjo jeta ime, sa halle paska pasur! Ngado që të kthej kokën, vetëm mërzitja më rrethon. Unë jam një burrë 52-vjeçar. Gruaja me la 2 vjet më parë. Djali nuk më flet me gojë, ndërsa një vajzë më ka vdekur pesë vjet më parë, vrau veten. Gruaja, të cilën e kisha 10 vjet më të vogël, më la për një tjetër, moshatar me të, më të pashëm dhe më të pasur se unë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.