Si mund të marr informacionin sekret mbi djalin tim?

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Gazeta “Paloma”, ju lutem një pyetje për avokatin tuaj. Kur kam qenë më i vogël, kam qenë pjesë e një grupi çunash që nuk merreshin me shumë punë të pastra. Le të themi vetëm kaq dhe dua të mbetem anonim nëse është e mundur. Problemi qëndron se po konkurroj për një vend pune jashtë dhe më kërkojnë një tufë dokumentesh. Një nga këto dokumente është edhe dëshmia e penalitetit. Si do të më dalë kjo dëshmi? E di që do shumë ditë që të vijë përgjigjja, por po pyes se nëse më del keq, më mirë të shoh ndonjë mundësi për ta rregulluar me ndonjë mik përpara se të printohet.

-Përshëndetje i nderuar! Në letrën tuaj ju shkruani për një histori tuajën në mënyrë të vagullt dhe jo konkrete. Ju duhet të sqaroni nëse jeni ndaluar ose arrestuar ndonjëherë nga policia, nëse jeni hetuar, proceduar apo gjykuar ndonjëherë. Në momentin e aplikimit për punë, të paktën në Shqipëri, të kërkojnë vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ku këto institucione shprehen se nuk je në hetim nga data 1 janar e këtij viti deri në datën kur lëshohet vërtetimi. Për sa i përket dëshmisë së penalitetit, ajo tregon nëse ju si shtetas jeni dënuar apo jo me një vendim të formës së prerë. Nëse ju nuk jeni dënuar me një vendim të formës së prerë, atëherë dëshmia do të dalë me përcaktimin “I padënuar”. Nëse ju jeni dënuar me një vendim të formës së prerë, përcaktimi do të shënohet “I dënuar”. Duke qenë se nuk keni dhënë detaje të tjera, nuk mund t’ju jap një përgjigje më të saktë.

Si mund të marr informacionin sekret mbi djalin tim?

Avokat, ju përgëzoj për rubrikën! Ju shkruaj pasi im bir ka një problem me policinë shqiptare. Shpresoj të marr një përgjigje pasi e di shumë mirë se nuk është e thjeshtë të futesh në policinë tonë. Kam futur tashmë shumë miq por më kthehen përsëri pa asnjë lajm. Problemi është se im bir ka tentuar të marrë një vërtetim personaliteti që quajnë këta. I kanë thënë se ka dalë negativ. Më saktë, nuk tregojnë se çfarë ka bërë djali, ku e kanë kapur, për çfarë arsye apo se si është puna. Unë nuk marr vesh asnjë lajm pasi më thonë se është sekret e nuk jepen këto informacione. Më falni, por si nuk mund të informohem unë për tim bir? As atij vetë nuk i japin informacion. Djali nuk ka kryer ndonjë operacion të CIA-s amerikane që e mbajnë kaq të fshehtë këta. Ka të drejtë të dijë për veten e tij. Të paktën këtë mendim kam unë. Ju lutem më tregoni se çfarë duhet të bëj që të marr një informacion.

- Përshëndetje i nderuar zotëri! Ju më shkruani se kërkoni të merrni një vërtetim personaliteti ose më saktë, një vërtetim të të dhënave personale të personit. Arsyen për të cilën e kërkoni këtë të dhënë ju nuk e jepni në letër. Ajo që ju kërkoni është, teorikisht, e drejta juaj për t’u informuar mbi jetën e djalit apo e vetë djalit për t’u informuar mbi të dhënat që janë të dokumentuara mbi jetën e tij. Problemi qëndron se, sado miq që ju të fusni, nuk keni shumë shanse për të marrë një kopje të këtij vërtetimi. Ai har- tohet në një kopje të vetme dhe quhet sekret. Duke qenë i tillë, ky dokument nuk qepet as në dosje por ruhet në një vend të veçantë, në kartotekë. Dokumenti sekret nuk mund të jepet, sado ju të keni të drejtën tuaj për t’u informuar. Kjo për arsye se dëmi që vjen nga nxjerrja e sekretit është më i madh se e mira që vjen nga ky veprim. Pra ju dëshironi të informoheni dhe kjo është e mira e nxjerrjes së dokumentit. Nga ana tjetër, sa kohë ju dëshironi të merrni një kopje, atëherë dëshironi të shikoni apo të verifikoni diçka. Nxjerrja e dokumentit mund të dëmtojë hetimin e policisë mbi një ose disa ngjarje të paraqitura në vërtetimin e të dhënave personale të djalit tuaj. Kjo është arsyeja se pse nuk keni marrë një përgjigje.

Si ta plotësoj këtë rubrikë të formularit të dekriminalizimit?

Avokat, ju lutem të më jepni një përgjigje sa më të qartë pasi kam një problem që kërkon zgjidhje këtë javë. Më kanë dhënë për të plotësuar një formular dekriminalizimi. Nuk e di çfarë është, por ka një rubrikë që thotë: A keni qëndruar jashtë shtetit për më shumë se një muaj? Unë kam mbaruar shkollën e lartë në Zvicër, ku kam qëndruar për rreth 4 vite. A ka problem nëse e shkruaj apo jo në formular? Mos ndoshta më hapin probleme për këtë fakt?

- Përshëndetje zonjë! Ajo rubrikë e formularit është një pjesë si gjithë të tjerat. Ju keni detyrimin, në bazë të Ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose që ushtrojnë funksione publike”. Në kohën që jetojmë është plotësisht normale që shqiptarët të shkollohen jashtë dhe kjo do të jetë e dokumentuar edhe në dokumentet shkollore që ju keni paraqitur në fillim të punës suaj në vendin ku jeni aktualisht. Nuk ka asgjë për të gënjyer apo fshehur pasi ju keni jetuar realisht jashtë kufijve për aq vite sa thoni. Nëse ju nuk i paraqisni të dhënat e sakta, ju shkelni ligjin dhe penalizoheni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.