19 GJËRA NË JETË QË DUHET T’I DINI PARA SE TË MBUSHNI 20-AT

Gazeta Paloma - - Profil -

Askush nuk ju ka borxh asgjë. Që fëmijë, mendoni se bota ju detyrohet për gjëra: një punë, një pagë, miqtë, një familje të mirë, sukses, dhe lista vazhdon. Deri në fund të të 20-tave, do e kuptoni se bota nuk ju ka borxh as edhe një gjë. Çfarëdo që dëshironi, duhet ta merrni vetë.

Të kërkoni ndihmë nuk do të thotë që jeni të dobët.

Aspak. Do të thotë që ju intereson mjaftueshëm. Njerëzit e respektojnë këtë gjë.

Nuk mund të ndani atë që nuk keni vetë. Është si njerëzit që duan aq shumë të bien në dashuri, por nuk kanë mësuar më parë se si të duan veten. Fillo nga vetja.

Askujt nuk i bëhet vonë nëse gabon. U bëhet vonë vetëm nëse mund të ecni përpara.

Kur të përfundoni të 20-at, mësoni se pranimi i gabimit është një aftësi, jo një dobësi. Dhe ajo për të cilën njerëzit me të vërtetë interesohen, është nëse ju mund të merrni përgjegjësi për gabimet tuaja.

“Shqetësimi është si një karrige lëkundëse, ju jep diçka për të bërë, por nuk ju shpie askund” Ka shumë klishe, por edhe kaq e vërtetë.

Të rritesh në moshë nuk është gjë e keqe. Është dhuratë.

Jo të gjithë kanë shansin që të plaken, ju e dini. Mendojeni këtë për një sekondë.

Dy gjysma nuk bëjnë një të tërë. Dy të tëra bëjnë një të tërë.

Qoftë nëse jeni duke kërkuar një person të rëndësishëm, një partner biznesi ose shokun juaj më të afërt, mos harroni: Dy gjysma nuk bëjnë një të tërë. Të dy duhet të jeni të fortë në atë që jeni, para se të mund të ndërtoni diçka së bashku.

Trajtojini njerëzit me respekt edhe kur nuk e meritojnë.

Kur të jeni 29 vjeç, duhet të jeni në gjendje të përballeni me gjërat më mirë se të mbani mëri, apo të t’u vërsuleni njerëzve kot më kot.

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

Thjesht lëreni të kalojë. Jini të respektueshëm. Edhe ju do të doni të njëjtën gjë nga të tjerët.

Askush nuk “e gjen” pasionin e tyre. Të gjithë e praktikojnë.

Nuk ndodh që të zgjohesh një mëngjes me pasion të paraqitur, që ju vjen sikur të jetë dhuratë për Krishtlindje. Duhet të praktikoheni, të përmirësoheni dhe të përmirësoheni me kalimin e kohës. Dhe në këtë proces, e kuptoni sa i pasionuar jeni në lidhje me atë që bëni. Përndryshe, nuk do ta kishit bërë fare.

Talenti në vetvete nuk mjafton. Vetëm puna e ngre në majë dikë që është mediokër. Ndërkohë, talenti i injoruar do të rrijë aty në kolltuk.

Koha është thelbësore. Asnjë nga këto të dyja nuk është e saktë: “Nuk ka kohë të mjaftueshme.” “Ka kohë me tepri”. Është e gjitha relative, prandaj, kënaquni me udhëtimin, por gjithashtu merrni prej tij.

“Nëse jeni personi më i zgjuar në

9. 10. 11. 12.

dhomë, atëherë jeni në dhomën e gabuar”. Mjafton kaq.

Ju duhet të kujdeseni për punën tuaj, që ajo të ketë impakt.

Kur njerëzve nuk u bëhet vonë, kjo duket. Personalisht dhe profesionalisht. Nëse doni të bëni diçka kuptimplote, ndërtoni diçka të veçantë, ose krijoni një marrëdhënie të qëndrueshme, ju duhet të kujdeseni – dhe kujdeseni shumë.

Angazhimi është kyç. Shumë njerëz flasin për të gjitha gjërat që duan të bëjnë, ose do të bëjnë një ditë. Shumë pak njerëz angazhohen për t’i bërë. Në fund të ditës, ata që kanë sukses janë ata që kanë disiplinën për të qëndruar të përkushtuar ndaj asaj po bëjnë, gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Asnjë sasi parash nuk do të jetë e mjaftueshme.

Kurrë. Uarren Buffett flet për këtë temë shumë. Shtimi i zerove nuk do t’ju bëjë më të

13. 14. 15.

lumtur. Zgjidh diçka që të pëlqen dhe bëje.

Do të dështosh. Dhe do të të dhembë. Dhe nuk ka problem. Eshtë e gjitha pjesë e procesit. Kujtojani vetes gjithmonë këtë.

E kaluara juaj NUK PERCAKTON se kush jeni!

Shihini gjërat që keni arritur (dhe dështuar) si pedana, dhe kujtojini teksa përpiqeni të arrini maja më të larta.

Perspektiva është gjithçka, por veprimi është më i rëndësishëm.

Të kesh një pikëpamje të re është shumë gjë e mirë, dakord, por sigurohuni që ta merrni këtë njohuri e ta zbatoni. Të gjithë mund të flasin.

Hapat e vegjël do të të shpien shumë më larg se sa vrapimet e parregullt.

Njerëzit mendojnë se suksesi është të bësh të jashtëzakonshmen. Aspak. Gjërat e vogla që ju bëni përditë, do ju shpien shumë më larg. / Bota.al

16. 17. 18. 19.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.