Elhaida Dani –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Sa u zgjaaat dhe u stërzgjaaat dhe -aaaattt…kjo historia e artistëve që u larguan nga “Portokalli”! Listës i shtohet edhe Genti në gjithë këtë luftën e hapur anti-Altin Basha. Nuk ju kuptoj fare, sinqerisht. Edhe kur një çift i dashuruar ndahet thuhet se gjithçka ka marrë fund, kur secili për tjetrin nuk ka më asnjë lloj ndjesie: as hakmarrje, as mllef, as nostalgji, asgjë fare. Po ju? E keni ende mendjen te “Top Channel” që shfryni kështu? Pse nuk shihni më mirë hallet tuaja, domethënë karrierën që po ndërtoni gjetkë? Na e shpifi postimi i ish- aktorit të “Portokalli”-së, ku citonte : “Sa do të doja t’i kishte edhe javët e ardhshme llozhat plot Portokallia!” Ah sa ironi e bukur, po ku të ka shku menja, ë? Nuk të shkon përshtat ky nivel Gent, na beso! Ke aq shumë vite eksperiencë mbi supe…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.