Devis Xherahu –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Evidentoj një sens negativ kundrejt gjesteve pozitive. Që ta përkthej më shqip: mbarë opinioni publik priret që të shajë e mos të pushojë nga mbrëmja deri në mëngjes nëse ndodh diçka e papëlqyeshme. Po kur ndodh diçka e mirë? Ne heshtim, as nuk merremi hiç me të! Sigurisht që duhet të ndodhë e kundërta, se çdo shoqëri duhet të promovojë vlerat e veta, ndaj kemi zgjedhur këtë rast. Këngëtari korçar me zë brilant ka bërë një gjest fantastik, përtej kostumit të të qenit i famshëm. Devisi ka gjetur një portofol rrugës për në shtëpi, në zonën e Liqenit Artificial. Vendoseni veten në vend të tij dhe jepini po prapë vetes një përgjigje të sinqertë: Do të vepronit po njësoj? Mjeshtri i serenatave pa se në portofol gjendej një kartë identiteti, të cilën e fotografoi dhe e shpërndau në rrjetet sociale. “Nëse e njihni këtë vajzë i thoni të më shkruajë e të vijë ta marrë”, – shkroi si diçiturë përbri, duke specifikuar se brenda gjendeshin edhe 130 mijë lekë të vjetra. Qytetar i denjë, artist prej vërteti dhe si do të duhej të ishte secili prej nesh! Bravo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.