Eni Koçi –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Është rikthyer pa bërë zhurmë takash, pa bujë dhe pa pretenduar pritje prej divash. Ajo ka mbetur vajza e thjeshtë shkodrane, edhe pse ka prekur suksese të shumta në numër në sferën profesionale. Bashkëpunimi me DJ Oltin ka sjellë te publiku një këngë melankolike, që i shkon fiks stinës së vjeshtës. Vokali, që nuk lë vend për koment dhe interpretimi i mrekullueshëm, na lejojnë të ëndërrojmë me sy mbyllur. Elhaida hyn edhe një herë me këmbën e djathtë në tregun muzikor shqiptar dhe ne shpresojmë ta kemi sa më gjatë këtu. Je një artiste që meriton të të kemi kaq shumë xhan!

A e dinit që kjo vajza ishte kaq e mençur? Përveçse paraqet objektiva të qarta profesionale, Eni di të luajë shumë bukur edhe me median, duke mbetur kështu një personazh interesant. Historia e dashurisë mes saj dhe Genc Prelvukaj u shua pa nisur ende mirë. I referohem këtu vetëm syve të publikut, se mes atyre të dyve nuk e dimë ç’ka ndodhur saktësisht. Dhe atëherë kur menduam se ia kishim futur kot, tak del fotoja që paralajmëron duetin me titull “Vetëm ti je”. Eni si Barbie dhe Genci me shikim të egër na tregojnë se ujërat nuk qenkan edhe aq të qeta. Ajo është një menaxhere e zonja, që të dërgon te burimi dhe të jep për të pirë aq sa do vetë ose, në rastet kur e sheh të arsyeshme, nuk të jep fare! Kujdes nga Eni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.