Armina shkëlqen në Paris, vjehrra e mbështet në punën si blogere

Gazeta Paloma - - Koktej -

Asgjë nuk vjen rastësisht, sado të besoni te përrallat me fund të lumtur, te përrallat me fustane si të Hirushes! Është shumë e thjeshtë të komentosh me telekomandë në dorë apo duke kontrolluar në Instagram-in e dikujt, por…duhet të veshësh këpucët e atij/asaj, të bësh rrugën që ai/ajo ka bërë dhe pastaj të dërdëllitësh me po të njëjtin intensitet. E bën dot? E pamundur! E pra, nisa qëllimisht me këtë parantezë, sepse në fakt na kanë lodhur këto komentet boshe lart e poshtë. Armina është një vajzë bukuroshe, që edhe fati i ka buzëqeshur sigurisht, por edhe po punon fort për këtë ditë. Ish - Miss Albania ka zgjedhur një profesion që duket i lehtë, por nuk e bën dot kushdo. Ajo thotë që po merr para përmes Instagram-it, ju ulërini se janë paratë e doktor Berishës. Po jo more të nderuar, se kështu funksionon vërtet bota sot. Ka ca vajza që quhen blogere mode, që marrin pjesë në eventet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe paguhen për këtë. Së fundmi, Armina ka qenë në Paris, në “Fashion Week”. Plot hijeshi dhe stil, me një qëndrim krenar dhe veshje të mrekullueshme, bukuroshja zeshkane na ka përcjellë foto të mrekul- lueshme. Pas kthimit, në një intervistë për moderatoren Rudina Magjistari, ajo ka rrëfyer një sekret: “Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por Liri Berisha më ka mbështetur gjithmonë, e vlerëson punën që bëj”. Ku ka më bukur sesa të të kuptojë vjehrra?! Ajo është mami i dytë dhe marrëdhënia e tyre si mikesha është për t’u pasur zili! Bravo Armi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.