Mori fund: Olsi dhe Fjorentina u ndanë, zemrat e shqiptarëve u thyen!

Gazeta Paloma - - Koktej -

A ju vjen edhe juve pak keq? A ju dukej ky djali si i “lëvizur”? Po kjo vajza paksa fodulle? Bobooo, se filluam edhe ne si plakat e pallatit, fiks sapo marrin vesh ndonjë të re, andej nga mesnata, teksa ruajnë çiftet që kthehen nëpër shtëpi . Epo tani, meqë kemi një hapësirë për lajme gossip, le ta klasifikojmë këtë të fundit si më të rëndësishmin e javës. Një histori dashurie, që publiku e njohu në edicionin e fundit të “Big Brother Albania”. Olsi dhe Fjorentina, me luhatjet e tyre të humorit, sa me zënkat, aq edhe me puthjet, sa me lotët, aq edhe me të qeshurat, zunë vend në bisedat tona të përditshme. Të njëjtën rrjedhë patën ngjarjet edhe jashtë! Duke qenë çift dinamik, plot energji dhe xhe- lozi karshi njëri – tjetrit, gazetarët patën plot material për të servirur. U ndanë? Akoma? U pajtuan prapë? Një herë në dy ditë këto dëgjuam…por tanimë jo më. “Telenovelës” Olsi – Fjorentina i erdhi fundi, pra jemi në serinë finale, me mbyllje zemërthyer nga ana e protagonistëve. Grimierja më e re në “Top Channel” shkruante në llogarinë e saj, bashkëngjitur fotos së postuar: “Për të gjithë ata që më kanë mërzitur duke më pyetur, ja përgjigjja. Faleminderit që më ndiqni dhe më mbështesni!” Po fotoja çfarë thotë? E thjeshtë fare: “Po…Jam single”. Çuna, mirë keni qenë ju? Po ju goca? Një çift u nda, po të tjerë mund të krijohen, se njerëz jemi në fund të fundit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.