Armela poston foto nga adoleshenca, kur ende ishte “e pabërë”…

Gazeta Paloma - - Koktej -

Kjo goca i ka nervat tel, nuk duron fare, po fare, fare! Dale moj bukuroshe, se vetë zgjodhe të jesh e famshme, as nuk të mori njeri me zor, as nuk ia mbyllim dot tanimë gojën dynjasë. Megjithatë, duhet pohuar se gjithçka i ka prirë për mirë, të paktën nga sa shohim nëpër rrjetet sociale. Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother Albania”, ka nisur të bëjë një jetë luksoze, aq sa edhe mamin e vet e ka bërë të ndihet krenare. Ja moj e dashur, nga një vajzë e thjeshtë u shndërrove në një personazh publik me fansa e me djem që ta varin më shumë se më parë, apo jo? Por ti ke harruar diçka shumë të rëndësishme: që gjithë këto gjëra të bukura kanë edhe kosto! Nëse je e zgjuar dhe qëndron indiferente ndaj provokimeve qëndron më gjatë në treg, në të kundërt do dalësh shpejt e shpejt, si ca e ca. Armela, me thënë të drejtën, e ka pohuar vetë faktin që ka bërë ndërhyrje estetike në hundë dhe ka fryrë buzët. Veç kaq! Mirëpo komentuesit nuk janë bindur nga deklaratat e 22-vjeçares, duke e konsideruar atë si të gjithën të “bërë”! Ndaj, vajza superseksi nuk ia ka përtuar, duke u kthyer përgjigje me anë të një fotoje kur ishte ende adoleshente. Nga tiparet na duket po kaq e bukur sa edhe sot, më duket i paskeni rënë kot më qafë! Shiheni edhe një herë me vëmendje, ja ku e keni foton! Armela, mos u revolto ti zemra, merre me qetësi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.