(S’) Janë bashkë apo na bëjnë sytë? Eni dhe Genci, duet për dashurinë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Thuhet se çudia më e madhe tri ditë zgjat, por medias për këta të dy i zgjati pak fare më shumë! Përpara ca kohësh u përfol një lidhje e mundshme mes dy artistëve, kukullës sonë Barbie me emrin Eni Koçi dhe kantautorit nga Kosova, Genc Prelvukaj. Mënyra sesi i komentonin njëri – tjetrit në rrjetet sociale na ngriti dyshime mbi lidhjen e çiftit, por zërat u shuan sa hap e mbyll sytë. Nuk e dimë, nëse bëhet fjalë për ndonjë truk, që ata të dy përdorën, për t’u hedhur “hi syve” gazetarëve apo historia nuk pati më interes, sepse nuk pati më zhvillime. Nejse! Sapo ishim rehatuar në kolltuk dhe e kishim fjetur mendjen se punët i kanë në vijë, secili për hesap të vet, ata na zgjuan me një “shpullë” nga Instagrami . Eni poston foton ku duken si dy zogj, duke paralajmëruar gjithë fansat duetin me Gencin. Titulli “Vetëm ti je” është kaq intrigues, sa mezi po presim të na thotë ndonjë detaj nga historia mes tyre. Historia thamë? Epo, ku ka zë tamam që nuk është pa gjë . Urime për këngën, urime për të dy në çështjet e zemrës nga ne të “Palomës”, pra staf dhe lexues bashkë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.