Vesa “mallkon” ushqimin e shëndetshëm, përpara se të na ikë larg

Gazeta Paloma - - Koktej -

O Zot, sa të mira janë petullat, sa të shijshmeeee…! Nuk ka faj Vesa, po as kilogramët nuk kanë hiç faj! Të jesh në formë kërkon goxha sakrificë, pra të heqësh dorë nga ushqimet me shije të mrekullueshme, që vetëm nga aroma nuk u reziston dot. Epo tani, nuk bëhemi dot të gjitha si Victoria Beckham, që ushqehet vetëm me gjethe sallate. Apo ne shqiptarët, që vdesim pak për brumëra, yndyrë, sheqer…me pak fjalë për çdo përzierje që quhet jo e shëndetshme. “Kush e shpiku të ushqyerit shëndetshëm damlla i raftë! Shaka, por edhe pak seriozisht” – do të shkruante në Insta Story këngëtarja menjëherë pasi kishte “kullufitur” petullat . Po ne moj, ç’faj kemi që na hape oreksin tani? Ju kujtojmë se Vesa do na largohet së shpejti, për t’u bashkuar me partnerin Big Basta dhe djalin Lian në Zelandën e Re. Një shpërngulje e mirëmenduar e çiftit, pasi rreperi ka shkuar përpara, si duket për të rregulluar gjithçka paraprakisht që kur të shkojë mami Vesa dhe djali…të rinisin një jetë të bukur nga e para, njësoj si nëpër filma. Ju ectë mbarë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.