Defne i paguan borxhin Nerimanit

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Jasemin ndryshon look duke u bërë brune. Sude pyet Jaseminin për marrëdhënien e saj me Sinanin. Sude nuk i jep leje Jaseminit të shoqërohet me Sinanin. Omer i tregon Defnes se një shoqe gjimnazi i ka ndryshuar jetën duke e këshilluar t’i qëndronte pranë nënës në çastet e fundit të jetës. Koraj ka ditëlindjen dhe u bën listën e dhuratave që dëshiron gjithë punonjësve. Iso gjen një dyqan për Sadriun në lagje. Neriman është e vetmja që kujtohet për ditëlindjen e Korajit dhe organizon një festë të vogël për të. Koraj shikon biçikletën e Gallos në makinën e Omerit dhe mendon se kjo është dhurata e Omerit për ditëlindje. Omer shqetësohet se ka humbur biçikletën. Shykri e gjen te Koraj dhe e merr prej tij me vështirësi. Gallo prezantohet me Sinanin dhe ata bëhen miq. Gallo vendos të takojë edhe Jaseminin. Defne njihet me Fikret Gallon dhe sillet me të në mënyrë shumë të thjeshtë, pa e ditur se ajo është stilistja e famshme. Ajo pa dijeni fton Gallon për drekë në shtëpinë e saj. Gallo sillet në mënyrë të thjeshtë me Defnen dhe kërkon të bëhen mikesha. Defne i shpreh mallin Omerit, por ai tregohet i ftohtë. Koraj bind Omerin që të organizojë një festë ditëlindjeje për të. Fikret darkon në familjen e Defnes ku njihet me Ison dhe Nihanin. Omer i kërkon ndihmë Defnes për të organizuar festën e Korajit. Sadri pëlqen shumë Ison dhe vendos t’i mësojë atij zanatin e këpucarit. Gallo i kërkon Omerit që të bëjë një koleksion të ri këpucësh që të përshtaten me fustanet e saj. Jasemin refuzon Sinanin. Sinanit i thyhet zemra. Nihan ka të vjella dhe detyron Serderin të blejë testin e shtatzënisë. Serder lexon gabim përgjigjen duke i thënë Nihanit se nuk është shtatzënë. Nihan dëshpërohet dhe thyhen çdo gjë në shtëpi. Halis nuk ka me kë të luaj tavëll dhe kërkon Emren. Omer falënderon Ison që i ka zgjatur krahun kur i ka kërkuar ndihmë. Halis njihet me Emren vetëm për vetëm. Emre këshillon Halisin të bëhet më liberal dhe më i butë me fëmijët dhe nipërit. Gallo bën pakt me Omerin duke i thënë se ai do të skicojë këpucë të reja për të ndërsa është ajo që do të përshtasë fustanet me këpucët e tij. Koraj gëzohet me festën e organizuar. Tyrkan përkujdeset për Nihanin pasi merr lajmin e shtatzënisë, duke e injoruar Serderin. Halis dëgjon këshillën e Emres dhe vendos t’ua dhurojë vilën Nexhmiut dhe Nerimanit. Omer i shpreh mallin Defnes, por i premton se një ditë do të jetojnë bashkë. Denis është i vendosur të marrë Gallon nga Passionis. Neriman, pasi merr vilën, urdhëron Defnen të largohet nga jeta e Omerit. Ege ka pëlqim për Sinanin, ndërsa Gallo nuk e mohon pëlqimin për Omerin. Defne dhe Omer darkojnë me ushqime deti, por Defne nuk i përshtatet dot. Gallo dhe Omer punojnë së bashku në orët e vona të natës. Gallo refuzon ofertën joshëse të Denisit. Gallo e shikon Defnen duke qarë dhe mëson historinë e saj të dashurisë me qira. Gallo ndjen keqardhje dhe vendos të pranojë paratë e Denisit për t’ia dhënë më pas ato Defnes. Omer nxehet me Gallon që e ka “tradhtuar” me Denisin. Defne i kthen borxhin Nerimanit dhe fiton lirinë për të jetuar dashurinë e saj me Omerin. Defne dhe Omer rilidhen. Jasemin merr me të mira Korajin pasi kërkon që ta marrë atë në firmën e tij. Sude mundohet të bindë Jaseminin se Sinan nuk është njeriu i duhur për të. Omer vë re dashurinë që ka lindur mes Sinanit dhe Jaseminit. Omer i ngre kurth Gallos dhe Denisit duke u shtirur sikur ka në dorë një projekt më të madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.