Merti i shpëton jetën Sarpit

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Policia ka bërë gjithçka gati për arrestimin e Kostanaxheli dhe Xhelalit. Kostanaxheli ka lëshuar Davutin dhe Minikun. Sarp kupton se plani i tij është zbuluar nga armiku dhe Xhelali është në rrezik për jetën. Kostanxheli kap Xhelalin dhe e mban nën kërcënimin e armëve. Policia arreston Sarpin. Merti bashkë me grupin e tij arrijnë të shpëtojnë Xhelalin. Melek trishtohet kur mëson se Sarp është arrestuar për vrasjen e Mestanit. Mert ia del mbanë të jetë sërish i preferuari i të atit dhe i thekson atij faktin se ka vetëm një djalë: Mertin. Selami shkon në polici dhe deklaron se e ka vrarë ai Mestanin, pasi kështu e ka urdhëruar Xhelali. Ejlem i tregon Fysynit se të gjithë thonë që Sarpi ka vrarë Xhelalin. Ajo nuk mundet t’i besojë fjalët që thuhen për të birin. Ajo bëhet shumë keq kur mëson se Sarp është bërë pjesë e mafias. Fysyn shkon në qebabtore dhe shikon se Xhelal është gjallë dhe ai i thotë se nuk duhet të besojë gjithçka që dëgjon lart e poshtë. Sarp lirohet nga burgu. Kostanxheli organizon një ushtri të tërë pasi do të sulmojë qebabtoren. Ai thotë se nuk do të gjejë qetësi deri sa të vrasë Xhelalin. Me ndihmën e Davutit, Xhelali gjen Kostanxhelin dhe e vret siç i kishte premtuar; ai e djeg të gjallë. Sarp shkon të vizitojë të ëmën në restorant në të njëjtën kohë me Mertin dhe ajo i ul në një tavolinë të dy. Fysyn paralajmëron Sarpin që të mos zihet me Mertin pasi e ka shumë për zemër. Aljanak ia del mbanë që të arratiset. Jusufi mëson se Xhelali ka vrarë Kostanxhelin. Mer t i tregon Fysynit se nuk ka mundur të gjejë asnjë të dhënë për Umutin. Ai i kërkon falje që e bëri të shpresonte kot, por Fysyn është e bindur se biri i saj është gjallë. Sarpit i bën përshtypje afërsia e Mertit me të ëmën. Ejlem kontaktohet sërish nga Talip që i bën të ditur se është gjallë dhe ka lajmë për të. Ajo i tregon Mertit. Xhelali emëron Sarpin si krahun e tij të djathtë dhe kjo nxit xhelozinë e Davutit. Jusufi ngarkon Mertin me detyrën që të arrestojë Aljanakun. Xhelali kërkon të njëjtën gjë nga djemtë e tij. Xhelali emëron Sarpin pronar të parkingjeve që kishte më parë Aljanak. Sarp paralajmëron Davutin të qëndrojë larg Melekut dhe i tregon se e di që ai mban fotografi të sajat në dollap. Aljanak bëhet gati të dalë jashtë vendit. Mert i betohet Ejlemit se do ta mbrojë atë. Ai i sugjeron që t’i shkruajnë Talipit dhe i kërkojnë një takim. Sarp vlerë- son shumë faktin që Melek nuk dyshoi për asnjë moment tek ai. Sarp fillon t’i fusë mendime se mbase ajo është vajza e tij e vërtetë. Sarp zbulon një vend ku mund të jetë fshehur Aljanak. Ai i tregon Jusufit. Jusufi i dorëzon Mertit adresën ku mund të jetë fshehur Aljanak. Merti lajmëron menjëherë të atin. Xhelali i tregon adresën Sarpit dhe Davutit, duke u thënë se tani iu kujtua kjo adresë ku mund të jetë fshehur Aljanak. Sarp duhet të shkojë me patjetër para Davutit. Sarp kap Aljanakun dhe Mert i shikon nga larg. Aljanak i tregon Sarpit se ka qenë në burg me babain e tij dhe mund ta ndihmojë për të gjetur vëllain e tij Umutin. Aljanak i premton se mund ta ndihmojë të takojë Nexhipin, nëse ai e lë të lirë. Mert i ndjek nga pas me shpresën se edhe ai do të zbulojë diçka për Umutin. Policia e gjen shtëpinë bosh. Jusufi paralajmëron Sarpin se po bie në kurth dhe nuk duhet ta besojë Aljanakun, por ai është i vendosur të rrezikojë. Sarp bie në kurth, por Mert i shpëton jetën. Aljanak arratiset sërish.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.