Xhihan kërcënon me vdekje Damirin

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Keriman tallet me Ozkanin për faktin që nuk kujdeset mirë për të birin. Ozan mëson nga Jëlldërëm se Hazall është martuar fshehurazi me Damirin dhe Dilara, për ta ndaluar, ka qëlluar Damirin. Keriman del në pazar me Xhanin, por hutohet shumë dhe e lë atë vetëm. Xhan humbet pasi shoferi i autobusit të një shkolle e fut në autobus bashkë me fëmijët e tjerë të shkollës. Damir del nga koma dhe Hazall është emri i parë që thotë. Keriman bën denoncimin në polici. Keriman nuk i tregon Ozkanit se ka humbur Xhanin. Dilara dhe Rahmi dalin para gjykatës. Hazall qëndron e mbyllur në shtëpi e dëshpëruar për Damirin. Dilara lirohet si e pafajshme, ndërsa Rahmi dënohet me 20 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj Damirit. Mësuesja e shkollës nuk e njeh Xhanin dhe e dorëzon atë në komisariat. Keriman lumturohet dhe dëshiron të largohet menjëherë me Xhanin, para se Ozkan të mësojë të vërtetën. Policia nuk e lejon Kerimanin dhe kërkon doemos praninë e babait për të marrë fëmijën. Hazall vjedh telefonin e Xhansus për të pyetur për shëndetin e Damirit. Xhansu e shikon, por e lejon. Hazall largohet nga shtëpia për të shkuar në krah të Denisit dhe Xhansu detyrohet të pranojë vendimin e saj. Xhihan merr lajmin e largimit të Hazallit në spital dhe e ndjek atë pas. Xhihan nuk e lejon Hazallin të hyjë në dhomën e Damirit. Ai detyron Hazallin të zgjedhë mes ndarjes me Damirin ose mes jetës së familjes së saj ose jetës së Damirit. Hazall zgjedh të ndahet nga Damiri, në mënyrë që askush të mos vdesë. Dilara përpiqet të pajtohet me Hazallin. Hazall nuk e fal Dilarën dhe e siguron atë se gjithmonë do të zgjedhë Damirin para saj. Ozan i tregon Ozkanit se plagosjen e Damirit e ka shkaktuar Dilara dhe jo Rahami. Ozan kujton momentin kur është bërë sulmi me armë dhe vdiq Haruni dhe arrin në konkluzionin se atentati ka qenë i organizuar nga Damiri dhe ka pasur shënjestër atë dhe Xhihanin. Dilara ndihet fajtore për gjendjen ku gjendet Hazall. Xhihan dhe Dilara mbështesin njëri-tjetrin në lidhje me problemet e tyre me fëmijët. Në burg të gjithë e duan Rahmiun, pasi atij i sjellin gjithmonë ushqimet më të mira. Dilara i shkon për vizitë Rahmiut në burg për ta falënderuar. Rahmi bind Dilarën të takojë Ekremin duke i thënë se ai është vërtet babai biologjik. Damir i lutet Xhihanit të pranojë lidhjen e tij me Hazallin dhe i premton në këmbim se do të presë lidhjet e tij mafioze. Xhihan nuk e beson dhe e kërcënon Damirin se ka për ta vrarë nëse rikthehet me Hazallin. Xhansu përpiqet ta bindë Hazallin se Damir nuk është i duhuri për të. Dilara njihet me Ekremin. Ozan takon Rahmiun në burg. Rahmi i lutet Ozanit të prishë ortakërinë me Damirin. Ozan shkon të takojë Javuzin, por e gjen atë duke rrahur një punonjës në emër të Damirit. Ozan kupton çdo gjë si dhe që Javuz ka vrarë Azran. Ozan i tregon Ozkanit se Javuz është njeri i Damirit dhe se prej Javuzit ai është përfshirë në punë të pista. Keriman shqetësohet për gjendjen e Hazallit dhe përpiqet të kujdeset për të. Dilara e pranon Ekremin si baba dhe vendos që ai ditët e fundit të jetës t’i kalojë në vilë pranë saj dhe fëmijëve. Allaz e quan Ekremin gjysh ende pa ia prezantuar askush. Ozan dhe Xhihan rindërtojnë marrëdhëniet e mira. Xhihan gëzohet kur shikon se Dilara ka pranuar Ekremin. Dilara, Xhihan, Ekrem, Allaz, Xhansu dhe Hazall jetojnë së bashku si një familje e lumtur. Dilara e quan Ekremin baba për herë të parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.