Kushi detyrohet të dalë me Sham

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Arnav dhe Kushi zihen se kush do të flejë në divan dhe cili në tokë, por përfundojnë duke e ndarë bashkë divanin. Kushi ndez diçka për të larguar mushkonjat, por tymi i saj bën që Arnav të humbasë zërin. Më vonë të gjithë mbeten të mahnitur se si Kushi arrin të lexojë më së miri buzët e të shoqit. Sham ndjen se Arnav po thur një plan kundër tij. Anxhali shikon Shamin në dhomën e Arnav dhe kjo gjë e fut në dyshime. Sham i thotë se po kërkonte për rrobat e tij. Kushi mëson se gjithë klientët e rinj të Arnavit janë mashtrues. Ajo lajmëron policinë dhe bën që ata të arrestohen. Kushi i thotë Arnavit se duhet ta falënderojë pasi e ka shpëtuar nga një mesele e madhe. Kushi shëron Arnavin me barna, por ai vazhdon të shtiret sikur është ende sëmurë pasi ka plane të tjera në mendje. Gjyshja këmbëngul që Arnav të qëndrojë me familjen e tij gjatë kompeticionit për fustanin më të bukur. Arnav dhe Kushi përjetojnë disa momente romantike bashkë. Kushi harron skenarin dhe e zë paniku pasi nuk mundet të interpretojë pjesën e saj. Gjyshja këmbëngul që Arnav të jetë pjesë e shfaqjes. Kushin e shtyjnë të performojë në skenë, edhe pse ajo nuk ka një partner për të realizuar pjesën. Arnav ngjitet në skenë pranë saj, pas insistimit të madh të gjyshes. Audienca kënaqet shumë me performancën e tyre. Kushi përballet me Arnav dhe e sfidon atë që të përfundojë dialogët që la përgjysmë gjatë shfaqjes. Gjatë performancës së Pajal dhe Manoramës, Pajal harron skenarin dhe shkatërron gjithë performancën e tyre. Manorama nxehet keq me të dhe e ofendon rëndë. Pajal i rrëfen Kushit se gjithçka e bëri me qëllim, pasi dëshiron që çmimin ta fitojë një konkurrente që ka shumë nevojë për ato para. Pas kësaj, Kushi shpallet fituese me performancën e saj, por ajo refuzon paratë e çmimit. Anxhali nuk ndihet mirë dhe i kërkon Kushit që të shkojë me Shamin për t’i blerë disa ilaçe. Bena e vlerëson ndihmën e Pajal. Duke qenë se bëhet fjalë për shëndetin e Anxhalisë, Kushi detyrohet të pranojë që të dalë me Shamin. Sham sillet keq dhe mundohet të përfitojë nga Kushi, kur dalin për të blerë ilaçet për Anxhalin. Arnav humbet kontrollin kur kupton se Kushi ka dalë vetëm me Shamin. Ai akuzon Kushin se po përpiqet të fitojë zemrën e familjes së tij në mënyrë që të përfitojë nga pasuria e tyre. Kushi thjesht e pyet se përse janë martuar bashkë, por ai i kërkon që të presë për këtë përgjigje. Kushi ndihet xheloze dhe e lënë mënjanë kur shikon shqetësimin e Arnav për Anxhalin. Arnav kupton se ka gabuar dhe ndihet keq kur Anxhali i tregon se Kushi është e pafajshme. Arnav nuk mundet të ulë hundën aq kollaj dhe vazhdon me sjelljen e tij arrogante. Ai i thotë Kushit se është i lumtur larg saj, por mendon për të sapo largohet nga ajo. Arnav nxehet me Kushin pasi ajo fillon të japë mësim në shtëpinë Raizada. Ai i bërtet ngaqë në shtëpi ka shumë zhurmë. Kushi u tregon fëmijëve një histori të frikshme dhe ata janë të bindur se Arnav është personazhi negativ për të cilin po u tregonte Kushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.