Basak Dizer: “Po stiloj veshjet që Kivanç Tatlitug do të veshë në telenovelën e re”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Basak Dizer është stiliste, përgjegjëse për stilimin e veshjeve të shumë aktorëve protagonistë të telenovelave turke. Kësaj here ajo do të jetë duke veshur bashkëshortin e saj Kivanç Tatlitug për rolin e tij në telenovelën e re “Hadi Be Oglum”.

Basak Dizer ka përfunduar studimet për modë në Itali në “Central Saint Martins”. E ka filluar karrierën në 2008- n. Projekti i ri për të cilin ka pranuar të punojë ka në qendër pikërisht bashkëshortin e saj të pashëm. Veshjet e Kivanç kësaj here duhet të tregojnë pamjen e një mashkulli të pashëm dhe të guximshëm. Po ju përmendim emrat e disa telenovelave ku stiliste ka qenë Basak Dizer: “Dashuri e Ndaluar”, “Fundi”. “Fatmagyl”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e pafund”, “Diamant dhe dashuri” etj.

“Unë e kam nisur karrierën duke stiluar për telenovelat dhe do ta vazhdoj këtë punë, duke veshur meshkujt në serialet tona të preferuara. Stili im përputhet me Lean, Keremcem dhe Manga. Pasi përfundoi “Cingoz Recai”, kam pranuar ofertën e “Hadi be Oglum”, pjesë e të cilit është edhe Kivanç Tatlitug”,- ka rrëfyer stilistja.

E pyetur se si i kishte lindur kurioziteti për modën, stilistja u përgjigj: “Të qenit konsulente mode është një profesion i ri, unë kam kryer studimet për “fashion design”. Në vitin e fundit të studimeve në Universitetin e Marmaras e kishim si lëndë dizajnin dhe menjëherë sapo u diplomova vazhdova studimet në “Central Saint Martins”. Kam punuar fillimisht në Milano dhe pastaj në Londër. Sapo u ktheva në Stamboll kam punuar si dizenjuese për Vakko. Më vonë kam krijuar koleksione për Bilsar, Bilstor dhe Beymen. Të gjitha ishin koleksione meshkujsh”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.