“Mes dy dashurish”: Kë kishte Besi para Xhensilës?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Dasma e tyre na ka lënë pa mend, njësoj sikur po martonim “Malon” e skeçit të famshëm! Nuk lamë kushërinj e kushërira të çiftit pa njohur, nuk lamë shifër shpenzimesh pa marrë vesh, aq sa na u duk sikur gazetarët po u futeshin të dyve edhe “nën çarçafë”. E pra, pak e ekzagjeruar, megjithatë kur mendon për një dashuri të madhe, të madhe sa e Besit dhe Xhensilës, thua me vete: E kanë hallall! Të bukur dhe të suksesshëm, me para të fituara me djersën e ballit, të këndshëm, por a janë të parët për njëri – tjetrin? Është e tmerrshme ta bësh këtë pyetje në 2017-n, mirëpo traditat i ruajmë një çikë, meqë jemi me taban. Për Xhensilën nuk po u hyjmë diskutimeve, meqë vetë bashkëshorti e ka gjuajtur dikur, me mamin përdore. J Shumë e vogël për t’u hyrë halleve të mëdha! Po ky Besi, çfarë “pisllëku” ka bërë dhe me kë? Mirë e mirë do ta dëgjojmë sonte në darkë, në “Tv Klan”. I ftuar në “Xing me Ermalin”, në spotin që paralajmëronte intervistën e bujshme dëgjojmë batutën: “Harrove kur ishim bashkë?” Ishte përgjigjja e aktorit për ish - kolegun Mamaqi, teksa ai e pyeste se kë ka pasur përpara gruas aktuale. Ore çuna, jeni në terezi se na ngritë gjakun? Të paktën e morëm vesh…nuk paska asgjë për t’u shqetësuar apo dyshuar! Apo jo, Ami?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.