Elçin Sangu: “Sigurisht që një ditë do të ndahemi”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Ndërkohë që ne jemi në prag të sezonit të dytë të “Dashuri me qira”, në të cilin aktorja Elçin Sangu ka arritur kulmin e famës me rolin e saj si Defne, tani duket se ajo po shijon një bum të dytë fame në kinema. Edhe kësaj here, partneri i saj është Baris Arduç, për të cilin ajo është shprehur: “Kemi një ortakëri të mrekullueshme. Vetëm se një ditë do të duhet të ndahemi”.

Këtë deklaratë aktorja e ka dhënë ndërsa ishte e pranishme në mbrëmjen gala të organizuar nga firma Eczaci- basi për projektin “Intema Yasam”. Pranë bukuroshja ka pasur të dashurin e saj Yunus Ozdiken. Pas përfundimit të xhirimeve të “Dashuri me qira”, aktorja u fut në kinema me rolin e saj protagonist në filmin “Yanimda Kal” ( Më qëndro pranë”). Për faktin që edhe një herë më shumë partneri i saj në film është Baris Arduç, ajo u shpreh në këtë mënyrë: “Merremi vesh shumë mirë me Baris. Dhe këtu nuk flas vetëm për setin. Jemi miq të ngushtë. Kemi një ortakëri të mrekullueshme. Madje kemi arritur në atë pikë sa bëjmë një shaka të tillë: “Pse nuk aktrojmë gjithmonë vetëm me njëritjetrin?” Njerëzit duan që të na shikojnë gjithmonë në të njëjtin projekt. Vetëm se sigurisht që një ditë do të na duhet të ndahemi”.

Ndërkohë, thashethemet kanë filluar se për projektin e ri të Selçin në telenovelën “Gulizar”, partneri i saj ka për të qenë Berk Erçer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.