Goca, mund të qani me lot! Noizy paska një alamet të dashure…

Gazeta Paloma - - Koktej -

Na u prenë shpresat, ëndrrat dhe dëshirat… po pra! Kjo është fraza që po përdorin mijëra fanse të reperit, të cilat flenë me foton e tij poshtë jastëkut. Po çfarë na bëre more Noizy? Po pse dole kaq hapur, mor vëlla? J Dashuria vjen rrufeshëm, po aq nxitimthi dhe vrullshëm. Një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar na ka prezantuar së fundmi me partneren. Naomi, pjesë e grupit OTR, është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën “mbretit”. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto së bashku me këngëtaren e re, shoqëruar nga emoji i zemrës së kuqe. Vlen të përmendim se Noizy e ka ruajtur shumë mirë privatësinë, aq sa nuk i kemi konfirmuar dot ndonjë lidhje lart e poshtë. Pavarësisht fjalëve në qarkullim, reperi ka pohuar gjithnjë dashurinë e parë, me mamin e Leandrës, kurse për të tjerat është shmangur me lezet. Erdhi dita të flasim për diçka të madhe? Dita për një lidhje me përmasa serioze? Ku i dihet, se edhe moshën e ka! Ju qoftë për hajër e ju shtoftë dashuria dita - ditës! Neve na pëlqeni shumë kështu…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.